Ledina Çelo po çmend grekët
13/05/2005 Kali i Trojës, Helena e Trojës, dihen këto mite të ngatërrimit të luftërave. Sikur kompanitë celulare në Shqipëri, Vodafone dhe AMC të mos kishin rrënjë greke për të na kujtuar këto legjenda, atëherë nuk do të na shkonte në mend paralelizmi. Kur ka dy ditë që plasën promocionet, “party” për këngën shqiptare në Eurovizion.
Por “nusja” shqiptare, Ledina Çelo, e ngatërruar keqas në dy sponsorizuesit më të mëdhenj të kulturës sonë, ka transferuar konfliktin te dy partnerët e saj: RTSH dhe dy autorët e këngës, Adi Hila dhe Pandi Laço.
Autorët e këngës “Nesër shkoj”, akuzojnë RTVSH-në se ka shkelur kontratën, pikërisht atë promocionale. Nga ana tjetër, drejtori i Radio Televizionit, Gëzim Podgorica hedh poshtë akuzën, duke u shprehur se kjo është e turpshme, kur ka dhe pak ditë që iu duhet të nisen për në Festivalin Evropian dhe se po përpiqet të negociojë me artistët.
Por dje u prish ftesa e Vodafonit për “party”, e porositur siç duket nga këngëtarja, pasi partnerja strategjike e RTVSH-së është AMC-ja, që ka marrë përsipër të heqë shpenzimet reklamuese në vend.
“Meqë mundësitë e TVSH-së nuk janë për ‘party’ apo konferenca shtypi, kur kollona vertebrale është financuar nga RTSH, pjesa që financon Vodafone apo AMC është e vogël. Pikërisht, kjo pjesë na bëhet përcaktuese, na prish imazhin dhe po na ngre gjithë këtë problem, i cili mund të mos ishte fare. Sigurisht po ta kishim parashikuar, fishekzjarre të kësaj natyre nuk do të kishim”, u shpreh dje Podgorica.
Gjithsesi, meqë pronë është dhe TVSH-ja, drejtori i Radios thotë se do të shkojnë në Eurovizion me këngën e Ledinës, dhe se nuk do të ketë kthim mbrapa, edhe sikur autorët krijues të mos paraqiten në konferencën për shtyp që organizohet pas Festivalit. Ndërsa ekipi tjetër, autorët kompozues të këngës, janë shprehur hapur, se do nisin procedurat gjyqësore.
“Nuk gjej motive për të na penguar, ashtu siç ju garantoj se nuk kemi as pengesa ligjore për të marrë pjesë atje, pavarësisht nga deklaratat. Nuk u kemi shkelur asnjë të drejtë autorëve, që ata të kenë bazë ligjore dhe pedanë publike në të cilën të shprehin për një tërheqje nga festivali”, ka thënë Podgorica.
Ndërkohë që njohja e këngës shqiptare ka kaluar kufijtë, duke shëtitur një pjesë të mirë të Perëndimit, po ashtu dhe të Ballkanit. Ku CD-ja “Nesër shkoj”, me motive muzikore një qind për qind shqiptare, po merr zemrën e nordikëve dhe tërheq vëmendjen e fqinjëve tanë ballkanas, duke iu afruar shumë majave të Eurofestit.
Sipas sondazhit në internet, Ledina Çelo ka shkuar afër këngës greke, që kryeson anketimin e fansave të muzikës.
Fqinji ynë bashkë me këngën shqiptare dhe të tjerë pjesëmarrës në Ballkan, sipas parashikimeve të padiskutueshme, duket se do të dominojnë sërish Eurovizionin.
Gëzim Podgorica: Do shkojmë në Eurovizion dhe pa autorët
Ekipi prej 20 vetësh do të nisen në fundjavë drejt Ukrainës, për të çuar këngën shqiptare “Nesër shkoj” në konkurrimin evropian. Nuk do të ketë kthim mbrapa, edhe sikur të mos paraqiten kompozitori Adi Hila dhe Pandi Laço. Drejtori i Radio Televizionit, Gëzim Podgorica, megjithëse tregon se ende është në bisedime me miqtë e tij artistë, thotë se RTVSH-ja nuk i ka shkelur rregullat me autorët. Ajo që shqetëson më shumë Podgoricën, është imazhi që po përcillet nga kjo përplasje tripalëshe, autor, televizion dhe këngëtar.
Ka ndodhur një përplasje midis dy kompanive celulare që janë në Shqipëri dhe që kanë të bëjnë me ngjarjen më të rëndësishme për kulturën, paraqitjen tonë në Eurovizon, që u shoqërua jo vetëm me një skandal mediatik, por dhe kulturor. Si e sjell këtë situatë, ku atakohet direkt RTVSH-ja?
Në këtë ngjarje, TVSH-ja atakohet me dy krijuesit e këngës, Adi Hilën e Pandi Laçon dhe për publikun nuk ka asnjë përplasje midis AMC dhe Vodafone, përkundrazi, kjo e fundit deri tani nuk është cituar në asnjë vend, pavarësisht se Vodafone bëri një fushatë promocionale me një bashkëpunim me një pjesë të grupit, përfaqësues të Shqipërisë në Festivalin Evropian. Gjithë atakimi në këtë rast i bëhet TVSH-së, kur marrëdhënia e brishtë është midis Pandit dhe Adit nga njëra anë dhe Ledinës nga ana tjetër. Dhe penalitet i gjithë këtij mosfunksionimi normal të marrëdhënieve mes tyre, që jo rrallë ndodhin mes artistësh, që shpresoj dhe uroj, madje po punoj që të jetë sa më shpejt e tejkalueshme, e fokusuar drejt përgjegjësisë që ka RTVSH-ja. E kam përsëritur dhe garantoj se Radio Televizioni Publik Shqiptar nuk ka as më të voglin përgjegjësi të mos funksionimit normal të këtij grupi, i cili ka çuar në mediatizimin e një problemi që po merr çdo ditë e më shumë përmasa dhe ka një faturë goxha të rëndë, si në planin mediatik, artistik dhe në atë të konkurrimit të Shqipërisë në një ngjarje kaq të rëndësishme, siç është Festivali Evropian. Megjithatë ka ndodhur. Ne kemi shkuar drejt asaj që mund të thuhet rebelimi artistik i dy emrave të njohur, siç janë Pandi me Adin, të cilët shpresoj se do të gjejnë korridoret e nevojshme brenda shpirtit të tyre dhe përgjegjësisë artistike që kanë për të mos penalizuar artin, publikun shqiptar dhe në fund të fundit Shqipërinë me një mospjesëmarrje që, realisht e konsideroj të pajustifikueshme.
Duket si gjithmonë, që në këto raste, kur ndodhin përplasje të tilla, mendohet se “prapaskena” e kësaj janë financat, ku AMC deklarohet si partneri strategjik i TVSH-së dhe Vodafone si sponsorizues dominant i kulturës sonë. Pra, është një aludim financiar, sa reale është ky interpretim, apo fshihet ndonjë gjë tjetër pas kësaj?
Nuk e di se ka një akuzë financiare të drejtpërdrejtë për RTVSH-në lidhur me Vodafone apo me AMC. E dyta, marrëdhëniet mes nesh me Vodafone janë marrëdhënie e një klienti të zakonshëm, që punon me drejtorinë e marketingut. Ndërsa marrëdhëniet me AMC janë më të gjera se sa të një klienti që sjell reklama, ose bën informacionet e veta, pasi ne kemi dhe një bashkëpunim në fushën e shërbimeve që i kryejmë njëra-tjetrës. Në këtë kuptim, detyrimet tona reciproke, janë më të mëdha. Dhe në një zgjidhje mes të dyjave, sigurisht që ne kemi prirje drejt AMC, për në çdo rast, pa bërë as më të voglën shkelje ligjore dhe të kontratave që nënshkruhen konform rregullave mbi të cilat veprojmë.
Kështu që nuk mund të interpretoj nga pozitat e drejtuesit të projektit, por dhe si pjesë e stafit të Drejtorisë së Përgjithshme të RTVSH-së, asnjë lloj marrëdhënie me ngjyrë ekonomike që shkon si nga ana e Vodafone aq dhe nga ana e AMC-së.
A keni kontratë të shkruar dhe të firmosur mes RTVSH dhe autorët për të gjitha lëvizjet që janë bërë në lidhje me këngën?
Po, kemi një kontratë të shkruar dhe firmosur nga autorët. Kontrata nga media mund të shkruhet, interpretohet, lexohet si të kenë dëshirë palët. Problemi është se nuk kemi shkelur asnjë rregull të saj deri tani dhe nuk mendoj se do shkelim. Do t’ju shlyejmë të gjitha detyrimet financiare që kemi me pagesat që lidhen me prodhimin e videoklipit dhe CD-së së këngës dhe shpenzimet e tjera të udhëtimit që kanë bërë autorët, ashtu siç do t’i përgjigjemi dhe Ledinës për shpenzimet që ajo ka kryer për turneun promocional të aprovuar në Këshillin Drejtues, në shërbim të njohjes së publikut me këngën dhe sensibilizimit artistik, me qëllim për të krijuar dhe lobingun përkatës për të votuar në kuota sa më të larta në natën e 21 majit.
Autorët e këngës “Nesër shkoj” kanë vendosur tërheqjen e këngës nga Eurovizioni dhe se do t’i drejtohen gjykatës. Si do të zgjidhet kjo, kur ka dhe pak ditë nga nisja e festivalit, e kujt është fundja si pronë kjo këngë?
Problemi është ky; që po tentoj të negocioj me një qetësi të jashtëzakonshme dhe me vetëpërmbajte të lartë, me qëllim që ne të realizojmë misionin tonë, që të jemi dinjitoz dhe sa më përfaqësues në Festivalin Evropian. Sepse nuk gjej motive për të na penguar, ashtu siç ju garantoj se nuk kemi as pengesa ligjore për të marrë pjesë atje, pavarësisht nga deklarata. Tashmë pronë e këngës “Nesër shkoj” është RTVSH-ja për të përfaqësuar Shqipërinë të Festivalin Evropian. Nuk u kemi shkelur asnjë të drejtë autorëve që ata të kenë bazë ligjore dhe pedanë publike, në të cilën të shprehin për një tërheqje nga festivali. Mospjesëmarrja e tyre në konferencën për shtyp, edhe sikur të jetë mëkati më i madh që ka bërë RTVSH-ja, gjithsesi nuk ka lidhje, e pranoj në një version, nuk përbën bazë që dy palët të prishen. Kjo mund të përbëjë një tekë artistike, që i pranoj, pasi i shkojnë krijuesve apo njerëzve të artit dhe i toleroj, pasi punoj çdo ditë me ta dhe, tashmë kam hyrë në botën e tyre. Por, kjo nuk mund të justifikohet para publikut.
Diku kompozitori Hila ka hedhur dhe një tjetër deklaratë, që mund të shkojnë me një këngë tjetër, por jo me këngën e tyre, a keni menduar për version tjetër?
Shkohet dhe më këngë tjetër, sepse nuk është taksative që kënga fituese e Festivalit shqiptar të jetë domosdoshmërisht si përfaqësuese e Evropianit. Ne nuk kemi menduar tani për këtë version, sepse nuk kemi as kohë dhe se nuk do të ishte dinjitoze për Shqipërinë që të zëvendësohej, kur tashmë publiku është njohur me një këngë, me një produkt artistik, ka krijuar imazhin dhe po i shërben këtij imazhi. Dhe ne në momentin e fundit për mosrakordim mes artistësh, të ngrejmë një furtunë në gotë, siç është kjo që po ndodh realisht tani dhe Shqipëria të përfaqësohet me një këngë tjetër, e cila do të sillte një çudi tjetër shqiptare në skenën evropiane. Besoj të kemi sa më pak nga këto çudira. Sepse, ne po dëmtojmë imazhin, e cila është me shumë kosto edhe në fushën e artit, ndërkohë që kemi investuar realisht. Nuk është pak që dhe muzika shqiptare të integrohet natyrshëm dhe me dinjitet në Evropë, sigurisht që kjo është pjesë e kontributit dhe aftësisë intelektuale krijuese e shpirtit të lartë artistik dhe sensibiliteteve që kanë krijuesit tanë, por është pjesë e rëndësishme dhe kontributi që ka dhënë RTSH-ja.
A mendoni se kjo këngë po përdoret si presion financiar nga autorët, për faktin ndoshta se nuk kanë besim se mund të zbatohet kontrata?
Ata nuk mund të bëjnë asnjë lloj presioni financiar, sepse i kanë të qarta termat. Nuk e di se ndaj kujt tjetër mund ta bëjnë, ajo është pjesë e tyre. Pastaj këto interpretime që do të shkojë çështja në gjyq, të them të drejtën, mund të ndodhë ndonjë çudi që të penalizohet RTVSH-ja. Ky do të ishte absurd i jashtëzakonshëm. Moralisht do ta quaja vërtet një ndëshkim të turpshëm. Të penalizosh një kompani që punon pa asnjë interes ndaj krijuesve dhe mbështet në largpamësi dhe bën një investim të jashtëzakonshëm, jo vetëm në planin financiar, por dhe mediatik, duke iu dhënë mundësi krijuesve të marrin pjesë nëpër kompeticione evropiane, të cilët nuk mund të shkojnë pa suportin e një kompanie të tillë apo homologe, dhe të shkosh ta penalizosh duke parë ca interesa të tjera... Ne po humbim shanset që të na njohë Evropa.
Podgorica: E pakuptimtë akuza e Hilës dhe Laços
Është prap një moment delikat në këtë “konflikt” që ka të bëjë me një akuzë tjetër të ngritur nga pala e autorëve të këngës për shkeljen e kontratës.
Cila është ana ligjore mbi bazën e së cilës ka vendosur marrëdhëniet TVSH me autorët e këngës “Nesër shkoj”, konkurruese në Eurovizion?
Është një problem i ngritur që RTVSH ka shkelur të drejtat e autorit. Për këtë nuk di gjë, madje jam konsultuar dhe me ekipin e juristëve dhe këshilltarëve tanë se cilat janë shkeljet që ne kemi bërë. Dhe pres që dhe autorët e këngës të më thonë se ku qëndron konkretisht shkelja në kontratën që kemi bërë, duke iu shkaktuar atyre dëme ekonomike, të drejtave të autorit etj. Ne nuk kemi bërë asnjë riprodhim me përfitime komerciale për këngën, pasi nuk kemi të drejtë ta bëjmë këtë. Ne kemi të drejtë të bëjmë vetëm riprodhime, që lidhen me promocionin dhe e gjitha ka qenë në funksion të kësaj.
Riprodhimet janë bërë me dijeninë e tyre, madje, sipas atyre parametrave që kanë kërkuar dhe atyre studiove që ata i kanë quajtur më profesionale. Pra, autorët kanë pasur liri të plotë në të gjitha llojet e përzgjedhjeve, si në riprodhimin e CD-ve, si në prodhimet në DVD, po ashtu dhe prodhimit të videoklipit në studiot që ata kanë preferuar, si dhe masterizimit e prodhimit të bazës orkestrale të këngës dhe përkthimin e saj etj. Pra, marrëdhënia jonë me to ka qenë e hapur dhe mbështetëse, e tolerueshme deri në kufinj, saqë mund të thuash që portat e zemrës së RTVSH-së paskan qenë vërtetë shumë të gjera.
Kështu është e pakuptimtë akuza që ata na bëjnë që kemi përvetësuar të drejtat e autorit, apo kemi ndërhyrë apo dëmtuar financat e tyre.
RTVSH, përkundër kësaj, ka bërë një investim shumë të madh, që mund të kapë shifrat të afërta rreth 120 mijë euro, për të realizuar një përfaqësim sa më dinjitoz në Festivalin Evropian. Dhe vërtetë përfaqësohet Shqipëria, por suport shumë të fuqishëm marrin autorët si dhe këngëtarja. RTVSH është ura lidhëse mes artit shqiptar dhe organizmave përkatëse që organizojë festivalin dhe EBU-së. Por, RTVSH përveçse i bën shërbim kulturës dhe artit, rrit dhe kredencialet e veta publike, nuk ka asnjë përfitim, përkundrazi ka kosto shumë të lartë. Ndërsa autorët kanë edhe përfitime nga honoraret që iu vijnë dhe do të kenë përfitime indirekte, që janë të rëndësishme, që lidhet me imazhin që do krijohet mënjëherë pas pjesëmarrjes. Megjithëse ky imazh është krijuar qysh tani, pasi ato janë kuotuar mjaft lart në vlerat që kanë përpara publikut.
Podogorica, shëtitjet evropiane të Ledinës
Në cilat shtete ka qenë Ledina për promocionin e këngës?
Ledina ka qenë në Angli, Greqi, Zvicër, Kosovë, Maqedoni dhe kemi bërë disa marrëveshje xhentëlmenësh me Bosnjën, Kroacinë dhe disa shtete, me qëllim që ta transmetonte disa herë klipin, duke bërë dhe ne të njëjtën gjë për ta, në shërbim të krijimit të një sensibiliteti artistik për të mos qenë të panjohur me këngën. Kemi patur 250 kërkesa nga radiot e Evropës për këngën e Ledinës, pra, ne jemi përballë një suksesi të mundshëm me një optimizëm të matur, sepse garat artistike gjithmonë kanë të papriturat e veta dhe nuk janë aq klasike sa të tjerat. Pretendentët deri tani nëpërmjet internetit janë Greqia, Shqipëria dhe Qipro. Ka këngë shumë të bukur Bosnja, kanë pretendimet e veta norvegjezët, me të cilët kam kontaktuar. Megjithatë rajoni i Ballkanit është ai që ka pretendimet më të larta, ku në dhjetëshe do të jenë këngët më të kuotuara.