Italiani i kërkuar për trafik automjetesh,prangoset në pikën kufitare të Kapshticës

13/05/2005 Shpeshtohen rastet e implikimit të shtetasve të huaj në trafikun e mjeteve motorike
KORÇE - Një shtetas italian, 32 vjeç, është arrestuar nga policia kufitare e Kapshticës, pasi kishte qenë i shpallur në kërkim për trafik të mjeteve motorike. Sipas burime të policisë së Kapshticës, Masimiliano Lokorotondo kishte tentuar të kalonte nga Greqia në Shqipëri, përmes kësaj dogane, por uniformat blu gjatë verifikimit të dokumentacionit kanë zbuluar identitetin e tij.
Italiani i prangosur i kërkuar
Të njëjtat burime pohuan për gazetën “Metropol” se, “32-vjeçari nga Italia kishte qenë i shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë Tiranë, pasi Gjykata Shkallës së Parë në këtë rreth me vendim nr.139 të vitit 2005 ka filluar procedimin penal për veprën penale të trafikimit të mjeteve motorike”.
Mbas verifikimit të plotë të bërë në doganën e Kapshtcës dhe kur ka rezultuar se ai ishte pikërisht personi që kërkohej nga policia është arrestuar.
Lokorotondo i është dorëzuar policisë së Tiranës, ku hetimi për veprimtarinë e tij kriminale do të hedhë dritë mbi këtë rrjet. Mësohet gjithashtu se për të ardhur në Shqipëri, Lokorotondo kishte shfrytëzuar miqësinë e një emigranti shqiptar, të cilin e kishte njohur në Itali. Drejt Kapshticës, ai kishte udhëtuar si pasagjer i emigrantit shqiptar, i cili u la i lirë pas verifikimeve të kryera.
Italianët në rrjetin e trafikut
Ky është italiani i tretë që prangoset në Qarkun e Korçës për trafik të mjeteve motorike. Sipas informacioneve policore, makinat e vjedhura përfshijnë vende të ndryshme të botës, duke filluar që nga Austria, Mali i Zi, Gjermania e Kroacia. Nga shtetasit italianë në bashkëpunim edhe me shqiptarët është tentuar vazhdimisht që si porta hyrëse të mjeteve motorike të grabitura, të kthejnë Doganën e Kapshticës dhe atë të Qafë-Thanës.
Kapja dhe bllokimi i automjeteve të vjedhura deri tani është realizuar nga zyra rajonale kundër trafiqeve në bashkëpunim edhe me policinë e Pogradecit, e cila ka nën juridiksionin e vet Doganën e Qafë-Thanës, por edhe atë të Tushemishtit. Në të njëjtën kohë për çdo rast është kërkuar edhe ndihma e Interpolit Tiranë, sqarojnë burimet policore.
Precedentët
16 qershor 2004
SHKODËR - Mario Vangelisi, 53-vjeçari italian, nga Breshia, u arrestua ndërsa tentonte që me një automjet luksoz, tip “Benz”, të hynte nëpërmjet Muriqanit nga Mali i Zi në Shqipëri.
4 shkurt 2005
SHKODËR – Miograd Vukmir Kruscic, 26 vjeç, kapet në pikën e kontroll kalimit të Doganës së Hanit të Hotit, duke hyrë në territorin shqiptar nga atdheu i tij, Mali i Zi me një BMV X5, pa dokumente.
18 shkurt 2005
KORÇE - Giuzepe Umberto Zapielo, 27 vjeç, kapet në Doganën e Kapshticës në tentativë për tafikimin e mjetit tip “Benz” me targë CR 740 FT.
20 shkurt
SHKODËR – Anxhelo De Marko, 35 vjeç, arrestohet nga policia kufitare e Hanit të Hotit, sepse nga vëzhgimet e Interpolit, u konstatua se hynte në Shqipëri me makina të vjedhura.
3 maj 2005
KORÇE - Klaudio Makabiani, 50 vjeç, dënohet me 5 vjet burg, nga Gjykata e Apelit në Korçë, pasi ishte kapur në Doganën e Qafë-Thanës në Pogradec, duke trafikuar makina të vjedhura.
11 maj 2005
KORÇE - Masimiliano Lokorotondo, 32 vjeç, kapet në Doganën e Kapshticës, pasi ka qenë i shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë së Tiranës për trafik të mjeteve motorike.
Vjedhjet problem
Vitit 2005, 8 autovetura të vjedhura
KORÇE - Qarku i Korçës mbetet një nga qarqet me vjedhje të shumta të mjeteve motorike. Vetëm gjatë vitit 2005, sipas shifrave zyrtare, mësohet se janë vjedhur 8 automjete, ndërsa numri i makinave të gjetura nga policia është shumë i vogël. Që të gjitha makinat mësohet se janë vjedhur e zhdukur gjatë orëve të vona të natës.
Sipas burimeve të policisë së Korçës, mësohet se më të kërkuarat nga trafikanët e këtij rrjeti mbeten automjetet tip “Benz”, të cilat edhe mund të shiten duke i kaluar në vendet fqinj.
Arrestimet e kryera nga policia e Korçës një vit më parë treguan qartë se mes shtetasve të huaj dhe shqiptarëve ekzistonte një bashkëpunim i ngushtë.
Vjedhjet në vazhdim të automjeteve tregojnë për një rrjet tashmë të kristalizuar.
Automjete të vjedhura, 2005
“Benz” KO 8601 A
“Benz” KO 2378 A
“Benz” KO 2407 B
“Benz” KO 3644 A
“Benz” KO 2424 A
“Benz” PG 3184 B
Furgon GR 0475 B
“Fuoristradë” CR 720 FT
Automjete të kapura
“Toyota” AH 09395, vjedhur në Gjermani
“Peugeot” TR 2994 J, vjedhur në Kroaci
“Volksvagen” PG 3838 B, vjedhur në Mal të Zi
“Benz” VU 921 BI, vjedhur në Austri.