"Unë i kam duart në xhepat e mi, ndërsa Nano te fondet publike"

13/05/2005 Besnik Aliaj thekson se fushatën do ta përballojë me financimet e PD-së dhe tijat
Besnik Aliaj, kandidati përballë Kryeministrit Nano, ka hedhur dyshime mbi fondet, që po përdor kreu i socialistëve për fushatën elektorale. Në një intervistë për "Metropol", shpjegon mënyrën se si do ta përballojë fushatën elektorale dhe çfarë do t'i premtojë ai qytetarëve të Sarandës. Aliaj shprehet se fushata e tij është mbështetur kryesisht në fondet që jepen nga PD dhe kursimet e tij, ndërkohë që akuzon Kryeministrin se po përdor financime të dyshimta dhe fondet publike për fushatë.
Zoti Aliaj ju jeni kandidat në zonën 99 përballë Kryeministrit Nano. Nga takimet e para si ju ka pritur elektorati i asaj zone?
Pritja ka qenë shumë e mirë, mjaft entuziasmuese dhe shumë më tepër nga sa unë mendoja dhe prisja. Njerëz të ndryshëm të moshave të ndryshme më takojnë çdo ditë, kërkojnë që të bisedojnë me mua. Unë jam përpjekur t’i dëgjoj me vëmendje të gjitha idetë e tyre. Flasin me respekt për iniciativën që kam marrë dhe më kanë dhënë ç'është e vërteta mbështetje maksimale. Në takime vijnë edhe socialistë, edhe demokratë dhe ajo që më impresionon më shumë është që nuk ka dallime politike. Me sa duket, kemi ardhur në një moment, ku shoqëria shqiptare ka arritur pjekurinë dhe nuk do të votojë më për partitë dhe ideologjitë, por për individin dhe nevojën për ndryshim. Interesante është se përveç mbështetjes të komunitetit të Sarandës, por dhe qyteteve të tjera të Shqipërisë, kam marrë një mbështetje dhe nga komuniteti që jeton përtej kufijve të saj. Që nga Greqia dhe Italia, që janë afër, për të vazhduar në Gjermani, Angli, Australi, Kanada, me qindra mesazhe në adresën time në internet. Veç kësaj, çdo ditë marr dhjetëra telefonata, saqë nganjëherë e kam të pamundur të punoj normalisht, për shkak të këtij interesimi. Ajo që më vë në një pozicion të vështirë është se këta njerëz kanë ndërtuar tashmë një besim tek unë, dhe unë duhet të jem i përgjegjshëm ndaj këtij besimi. Të gjithë shprehin pakënaqësi ndaj qeverisjes së këtyre viteve. Shprehin pakënaqësi ndaj këtij tranzicioni të vështirë që ka kaluar Shqipëria dhe papërgjegjshmërisë së politikanëve dhe të gjithë ndjehen sikur i kanë përzënë nga vendi. Kështuqë, betejën e Sarandës ata e shohin si një lloj beteje të rikthimit të nderit të tyre dhe për të ndezur një dritë jeshile që ata të kthehen, të bëhen pjesë e këtij vendi dhe të kontribuojnë për të ardhmen.
Të kandidosh përballë Kryeministrit nuk është e lehtë. Zëra të ndryshëm në Sarandë janë përhapur se "PD nuk kishte kë dërgonte dhe ju dërgoi ju". Përse pikërisht Besnik Aliaj në zonën 99, pasi nuk keni qenë i njohur më parë në PD?
Këtë pyetje ma kanë bërë shumë njerëz dhe vazhdojnë të ma bëjnë. Unë kësaj do i përgjigjem me një tjetër pyetje. Në qoftë se ne e konsiderojmë Kryeministrin si njeri të rënë nga qielli, me fuqi të jashtëzakonshme, atëherë çfarë do të bëjmë? Do kthehemi sërish në sistemin komunist, ku drejtuesit e këtij vendi ishin perandorë vetë dhe ne të tjerët ishim thjesht ushtarë? Atëherë pse jo kundër Kryeministrit, dhe pse jo në Sarandë? Unë e kam shpjeguar dhe më parë se vajtja ime në Sarandë është një nisëm që bazohet në vlerat më të mira të shoqërisë civile, bazohet në vlerat më të mira të profesionalizmit dhe ekspertizës. Pra, janë këto kolona që mua më çuan në Sarandë kundër Kryeministrit dhe në shenjë proteste ndaj klasës së dështuar, që ka drejtuar vendin në këtp 15 vjet.
Ju flisni për të dy liderët, pra për Nanon dhe Berishën?
Unë e kam thënë dhe më parë. Unë aktualisht kandidoj përballë Kryeministrit Nano. Personalisht, për mua, ky kryeministër është simboli i dështimit të tranzicionit shqiptar. Pse? Sepse jo vetëm që ka qenë drejtues i një prej forcave kryesore të politikës shqiptare, por ka qenë 5 apo 6 herë kryeministër. Pra, ka qenë njeriu të cilit i janë dhënë më shumë shance për të bërë diçka në këtë vend dhe nuk ka produkt të prekshëm për qytetarin. Përderisa më pyetët dhe për zotin Berisha, unë nuk kam as kompleksin më të vogël. Respektoj thënien e tij që do të marrë përgjegjësitë sipas rezultatit të zgjedhjeve. Gjë që do të thotë se në rast fitoreje do të jetë kryeministër i vendit, ndërsa në rast humbjeje do japë dorëheqjen.
Fushata në zonën 99, përveç energjive dhe përkrahjes kërkon dhe të ardhura. Mund të na thoni se cili është dhe do jetë burimi i këtyre të ardhurave?
Ju falenderoj së pari për pyetjen. Së dyti, dua të them se çfarëdo që të bëjë Besnik Aliaj, ju siguroj se do të jetë një njeri mjaft transparent dhe i pastër, dhe përherë do të deklarojë burimin e financimit. Është kundërshtari im, ai që po përdor burime të turbullta dhe financime të turbullta në këtë fushatë. Si shpjegohet që të gjitha investimet që po bëhen në Sarandë shoqërohen me parulla, ku thuhet "nën kujdesin e Kryeministrit Nano“, ose "nën kujdesin e zonjës së parë“. Përse këto parulla nuk i shohim në Tiranë, Elbasan, apo Shkodër, ku mund të bëhen gjithashtu punime në rikonstruksione rrugësh, apo në infrastrukturë. Përse pikërisht në Sarandë? Ky është një keqpërdorim i financave publike në radhë të parë. E dyta, këto parulla që anunçojnë projekte, thonë që këto projekte janë financuar nga Buxheti i Shtetit, nga Pushteti Lokal, aty ku ka kontribuar dhe nga biznesmenë. Në asnjë rast nuk është specifikuar se kush është biznesi privat. Cilët janë këta biznesmenë, që qenkan kaq dashamirës ndaj popullit të Sarandës dhe investokan në prag fushate. Përse nuk dolën të investonin më parë, meqë e duan kaq shumë Sarandën?
Por ju financoheni nga ndonjë biznesmen?
Jo, deri më tani nuk ka pasur biznesmenë. Ç'është e vërteta, ka pasur njerëz që kanë dashur të kontribuojnë, në përgjithësi njerëz të thjeshtë. Por, unë deri tani, jam bazuar në dy kolona, te financat që do më japë PD dhe te kursimet e mia. Natyrisht do të mobilizoj dhe burime në formë të donacionit, por këtë do ta bëj në bazë të legjislacionit shqiptar, do ta bëj në mënyrë transparente, për të dhënë një shembull se fushata në Shqipëri mund të bëhet dhe me para të pastra. Do të jetë një model i thjeshtë, modest, por do të jetë dhe tepër kuptimplotë. Nga ana tjetër, dua të sqaroj se fushata ime, pavarësisht se ka nevojë për financime, si çdo fushatë e çdo politikani në këtë vend, nuk synon të mbështetet te paratë. Pra, më tepër se një fushatë klasike, bazuar te tullumbacet dhe fishekzjarret, mishi i pjekur në hell dhe birrat falas, te shiritat e prerë në mënyrë demonstrative në lulishtet elektorale, do të bazohet te komunikimi me qytetarin e thjeshtë. Unë do të jem çdo ditë në Sarandë për të komunikuar me qytetarin e thjeshtë, duke dëgjuar vërejtjet dhe kritikat e tyre, pra do të ndërtoj një komunikim, i cili do të më vlejë për të ndërtuar një raport mirëbesimi dhe që nesër do të shndërrohet në platformë zhvillimi për këtë zonë. Zoti Nano nuk mund të jetë i pranishëm në këtë zonë, është shumë i distancuar nga hallet e Sarandës. Edhe kur vjen në këtë qytet, jeton në ishullin e bukur të “Hotel Butrintit”, është vërtet i distancuar nga hallet dhe telashet e qytetarëve, kështu që mbetet që punën t’ia bëjnë sejmenët e paguar me paratë që nuk dihen se nga vijnë sot e kësaj dite. Kështuqë do jetë shumë mirë që të pyesni zotin Nano se ku i gjen këto para që bën fushatë? Unë aktualisht i kam duart në xhepat e mi, ndërsa Kryeministri në financat publike. Nga ana tjetër, zoti Nano po përdor dhe administratën shtetërore, si mjet për të bërë fushatë. Sot ka dërguar policinë ndërtimore në Ksamil dhe Sarandë, dhe ka premtuar se nesër (sot) do të dërgojë rruspat për të shembur shtëpitë dhe lokalet, në shenjë hakmarrjeje për injorimin që i bëri populli i Sarandës. Atje situata është rënduar dhe tensionuar pa shkak, gjë që në të vërtetë nuk do t'i shërbejë për asgjë.
Kishit premtuar një gjuhë më të zbutur ndaj kundërshtarit në fillim të fushatës?
Jo gjuha vazhdon të jetë e butë, sepse unë nuk do të merrem shumë me zotin Nano gjatë fushatës. Por, nga ana tjetër, në rast se zoti Nano dëshiron të atakojë, qoftë në planin personal dhe familjar, qoftë në planin profesional, qoftë në provokimet e ndryshme, që hap në qytet se “Besnik Aliaj është djalë i mirë, por që, fatkeqësisht, e kanë sjellë për ta djegur”, këto nuk kanë për t'i shkuar. Unë në të tilla raste do i përgjigjem me të njëjtën monedhë, jo për të rënë në pozitat e politikanëve shqiptarë që bëjnë vetëm sherr dhe hahen me njëri-tjetrin në mënyrë të turpshme, por për t’i treguar se unë di të bëj dhe opozitën konstruktive, por di dhe t’i përgjigjem me të njëjtën monedhë atyre që duan të abuzojnë me një proces normal dhe me qytetarinë.
Sipas jush, cilët janë ata që i përhapin këto zëra për të cilat folët?
Unë nuk jam duke u marrë as me Kryeministrin as me thashethemet që përhap ai apo stafi i tij. Eshtë interesante se në javën e parë kur u bë prezantimi im në Sarandë pati një sulm me artileri të rëndë, të cilën unë e prisja dhe e pres me qetësi. Më pas, kur u mor vesh se kush isha, pati një strategji tjetër, pati një heshtje, madje u thanë dhe fjalë të mira. Por këto fjalë vazhdojnë të thuhen, por po shtojnë edhe që “duan ta djegin”. Këto janë thashetheme që kërkojnë të hapin panik. Unë i garantoj qytetarët se në jetën time e kam pasur integritetin tim personal dhe qytetar dhe se në momentet më të vështira të jetës time kam ditur të dal dhe mbi veten dhe të ruaj moralin tim. Të jeni të bindur se këtë integritet do ta ruaj dhe pas fushatës, pasi të fitoj. Por, garantoj rivalin tim se çfarëdo metode të përdorë, çfarëdo thashethemi të përdorë, koha për ndryshim ka ardhur dhe asgjë s'mund ta ndalojë këtë uragan qytetar, që kërkon këtë ndryshim.
Folëm për kundërshtarin, fushatën dhe për ju. Po ndonjë projekt konkret për këtë zonë a ka Besnik Aliaj?
Unë kam ide dhe projekt që shkojnë përtej Sarandës. Është një projekt, që ka të bëjë me administrimin e territorit në Shqipëri, konsolidimin e pushtetit lokal dhe formalizimin e ekonomisë shqiptare në planin kombëtar. Por, përveç këtij projekti, unë kam rrezatime në veçanti për Sarandën. Kam ide konkrete, sepse unë mendoj që Saranda është një situatë tepër specifike dhe delikate. Pra, është një qytet me mjaft potencial, por, nga ana tjetër, është një qytet mjaft i dëmtuar. Sidoqoftë, është një qytet që ka shpresë, por duhet kontribuar. Dhe po të kthehemi te pyetja e parë, kjo është dhe një nga arsyet se përse unë kam zgjedhur Sarandën, pra nuk është Kryeministri, por është pikërisht Saranda. Parapëlqej për këto projekte mos flas që tani, sepse dua të dëgjoj dhe qytetarët e këtij qyteti dhe në kohën e duhur në prag të zgjedhjeve do të përpiqem që ta shpall platformën time për Sarandën. Të jeni të sigurt se në këtë platformë çdo qytetar i këtij qyteti që ka biseduar me mua në një mënyrë ose tjetër do të gjejë vetveten. Pra, do të jetë një proçes gjithëpërsfhirës, i cili në thelb të tij ka qeverisjen me pjesëmarrjen e qytetarëve. Duke qenë se këta qytetarë do të gjejnë veten në atë platformë, do të jenë të bindur dhe të gatshëm që të punojnë së bashku me mua për ta zbatuar. Unë nuk marrë përsipër të zbatoj punimet civile, siç bën Kryeministri, nuk premtoj mrekullira, por do të bëhem zëri i qytetarëve sarandiotë në parlament dhe kudo që e kërkon interesi i tyre. Deklaroj se do të punoj fort me pushtetin lokal dhe me qeverisjen qendrore, me qëllim që nëpërmjet tyre të realizojmë investimet në Sarandë. Garantoj se do të rishikojmë të gjitha platformat e zhvillimit për Sarandën, dhe më datë 4 korrik do të kemi një platformë të gatshme për t'u zbatuar në katër vitet e ardhshme të qeverisjes së PD-së.