BB, kriza e ushqimeve do të zgjasë 7 vjet
Do të vazhdojë edhe shtatë vjet të tjera kriza financiare e ushqimeve. E ka bërë të ditur shefi i Bankës Botërore, Robert Zollik. Zollik ka deklaruar se çmimet e larta në treg do të vazhdojnë deri në 2015, por po punohet që të frenohet rritja e tyre brenda dy viteve të ardhshme. Ai u shpreh gjithashtu së në këtë proces janë ftuar edhe qeveritë e vendeve anëtare që të kontribuojnë për krijimin e një fondi prej 750 milionë dollarësh për vendet ku kriza është më kritike.