E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitje me maska, ende s'janë gjetur autorët

 

KURBIN-Ishin të maskuar, dhe nën kërcënimin e armës i kanë kërkuar të tregonte vendin ku mbante lekët. Kanë qenë dy persona që kanë hyrë në shtëpinë e Naim Isakut, shtetasit nga Kurbini. Ndërkohë që Naimi ka qenë i lidhur nga dy personat e maskuar,bashkëshortja e tij në dhomën tjetër, pasi dëgjoi zhurmat doli nga dritarja dhe njoftoi fqinjin, i cili lajmëroi policinë. Por policia ka mbërritur me vonesë, ndërkohë janë marrë në pyetje persona të shumtë, por deri tani nuk ka asnjë të arrestuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›