E Diel, 1 Nëntor 2026

Ushtarakët: "Në protesta nëse nuk marrim pensionin suplementar"

 

KORÇË- Bordi ekzekutiv i ushtarakëve në rezervë ka zhvilluar një takim me anëtarët e kësaj shoqate në Korçë. Kryetari i bordit ekzekutv në të gjithë vendin Mehdi Bogaçe, ka theksuar se 'të gjithë ushtarakët të liruar dhe në rezervë duhet të ndërgjegjësohen për të drejtën që u ka dhënë gjykata kushtetuese një vit më parë, për fitimin e pensionit suplementar'. Bogaçe ka thënë gjithashtu se 'lufta e ushtarakëve do të jetë e vendosur derisa qeveria të zbatojë vendimin e gjykatës për përfitimin e pensionit suplementar'. Ushtarkët në rezervë dhe të liruar kanë shprehur në qytetin e Korçës se lufta për të marrë atë që u takon do të vazhdojë. "Ne jemi të gatshëm, -ka thënë Bogaçe, të negociojmë qoftë me forcat politike në pushtet, qoftë me forcat politike opozitare për të arritur synimin tonë. Në rast se nuk realizohet do të shohim si rrugë protestat masive".Artan Grabocka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›