E Shtunë, 31 Tetor 2026

KSHH, kritika për të drejtat e njeriut në burgje

 

Gjendja në burgje dhe në institucionet e paraburgimit vazhdon të mbetet në qendër të kritikave dhe të raporteve për të drejtat e njeriut në Shqipëri nga Komisioni Shqiptar i Helsinkit. Në një raport më të fundit të Komitetit Shqiptar të Helsinkit theksohet se qelitë e burgjeve janë të mbipopulluara nga numri i lartë i të sëmurëve psikikë që vuajnë dënimin në burgje.  

Drejtuesja ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Vasilika Hysi u shpreh: "Nga verifikimet e bëra nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, kanë rezultuar se në disa raste të dhënat e personave të ndaluar në komisariate nuk mbahen në mënyrë të rregullt. Po kështu qytetarët janë ankuar për keqtrajtime dhe ushtrim të dhunës nga ana e policisë megjithatë, pak raste janë denoncuar nga ana e tyre në organet e prokurorisë".

Gjithashtu raporti vë në dukje shqetësimet lidhur me mosekzekutimin e vendimeve të gjykatave, ankesat për dhunë nga uniformat blu gjatë arrestimit apo nevojën për përmirësimin e infrastrukturës në pikat kufitare

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›