E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbrojtja e çmendur e Jozef Fritz

 

Pasi ka shpjeguar detajet e historisë së tij, Jozef Fritz, përbindëshi i Amstetenit që ka sekuestruar dhe përdhunuar të bijën për 24 vjet, mbrohet dukë thënë se " ka qenë si një rreth vicioz, nga i cili nuk kishte rrugëdalje as për Elizabetën, as për mua". "Të kisha raporte seksuale me të ka qenë si një mani për mua- ka shpjeguar ai- nuk kam përdhunuar time bijë kur ishte 11 vjeçe, nuk jam një burrë që abuzon me fëmijët e vegjël".

Sipas asaj që shkruan e përjavshmja "Nwës", që citon deklaratat e bëra nga vetë Fritzi avokatit të tij, Rudolf Majer, nga ndërtimi i ngjarjes dalin fakte të reja. Burri në fakt ka pranuar që e kishte projektuar rrëmbimin e së bijës në bodrum dy-tre vjet më parë. 'Është e vërtetë duhet të ketë qenë vera e vitit 1981 ose 1982 kur e transformova kantinën time në një qeli, duke e mbyllur me një derë të fortë hekuri me telekomandë. Pastaj krijova izolimin akustik të bunkerit dhe instalova tualetin dhe një lavaman, vendosa edhe një krevat, një furnelë dhe një frigorifer"-shpjegon Fritzi.

Cfarë ka shpërthyer te burri që në 28 gusht 1984 ka mbyllur të bijën në kantinë? Kujtimet e Fritzit nga ajo kohë hedhin drite mbi ngjarjen, jane kujtimet e drejtpërdrejta dhe interesante qe e kane zanafillen në ditët e para të burgosjes së Elizabetës. Mostra qe përdhunoi te bijen mbrohet në mënyrëne tij nga akuzat. "Ka qenë një specie si rreth vicioz , nga i cili në një farë pike nuk mund të dilja as unë as Elizabeta.

Çdo javë që kalonte në të cilën unë mbaja të burgosur time bijë situata ime bëhej më e çmendur, dhe vërtet kam menduar shumë herë që ta lija të lirë por kam pasur frikë se mund të arrestohesha dhe se familja ime dhe gjithë të tjerët do ta merrnin vesh për krimin tim"-shpjegon ai.

Duke zbritur ne detaje të inçestit të pabesueshëm, përbindëshi i Amsteten pastaj ka treguar se dëshira për të pasru raporte seksuale me të bijën ishtesi një'mani. Burri ishte i vetëdijshëm për faktin se Elizabeta i refuzonte përkujdesjet e tij dhe se duke e detyruar i bëntë keq, por sipas dëshmisë së tij nuk mund të rezistonte. Në mbrojtjen e tij të çmendur Fritzi ka deklaruar se gjithmonë ka dashur fëmijë nga ky incest.

Në 1988, para lindjes së fëmijës së parë nga të shtatë fëmijët që Elizabeta pati nga babai i saj, përveç peshqirëve të dizifektuar dhe bebelinave burri ka treguar se ka çuar në bodrum edhe libra mjekësie, që vajza të përgatitej. "Isha i lumtur nga lindja e fëmijës, sepse për mua ka qenë bukur që të kisha në kantinë një familje të vërtetë, me një grua dhe disa fëmijë"-ka shpjeguar mostra Jozef Fritzi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›