E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koshtunica, fushatë elektorale në Kosovë

 

Kryeministri i Serbisë Vojsllav Koshtunica është shprehur se Kosova do të jetë prioritet i qeverisë së dalë nga zgjedhjet e 11 Majit. Komentet në fjalë kryeministri i Serbisë i bëri gjatë një fushate elektorale në veri në Kosovës në zonat e populluara nga shumica e shqiptarëve. "Kosova është emri i parë i Serbisë", është shprehur Koshtunica ndërsa shtoi se Kosova i përket Serbisë dhe kombit serb. Në fjalimin publik në të cilin merrnin pjesë dhe drejtues të kishës orthodokse serbe Koshtunica është shprehur se asnjë komb dhe asnjë vend nuk duhet të pranojë ndarjen e një vendi territori i së cilit është që nga orgjina, i tij. "Serbia do të vazhdojë të respektojë të drejtat e njeriut,- u shpreh Koshtunica, por nuk do të pranojnë nënshkrimin e marrëveshjes së stabilizim-asocimit pasi ajo është një marrëveshje e Solanës". Duke përfunduar kryeministri i Serbisë është shprehur se Serbia kërkon të ketë vendin e saj në botë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›