E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çmimi i naftës, parashikohet të arrijë 200 $/fuçi

 

Specialistët nuk kanë përjashtuar mundësinë që brenda një periudhe shumë të shkurtër, çmimi i naftës të shënojë nivelin prej 200 $ për fuçi. Sipas tyre, dobësimi i dollarit amerikan, luhatjet e prodhimit dhe spekulimet do të vazhdojnë të kenë ndikime të mëdha në çmimin e naftës.

Ndërkaq, dita e sotme ka shënuar një nivel tjetër rritjeje, duke bërë që nafta të arrijë në 124 $ për fuçi. Bursa e Nju Jorkut ka arritur të shënojë nivelin 123.42 $ për fuçi, në një kohë që vetëm për muajt e fundit, statistikat flasin për një rritje më gati 25 %, e ardhur si pasojë e rrezikut për ulje të prodhimit dhe spekulimeve të ndryshme.

Por sipas analistëve nuk përjashtohet që shumë shpejt nafta të arrijë në 200 $ për fuçi, duke realizuar edhe rekordin më të madh të të gjitha kohërave. Në një kohë që çmimet pavarësisht luhatjeve të vogla vazhdojnë të shënojnë një rritje të madhe, SHBA-ja ka rritur inventarët 325.6 milionë fuçi. Çmimet e arit të zi, kanë shënuar një rritje më gati 400 përqind duke filluar që nga viti 2001, një rritje që shumë prej specialistëve të ekonomisë ia dedikojnë prodhimit të luhatshëm, dobësimit të dollarit dhe spekulimeve.

T.Beqaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›