BB, pjesë e projektit të digave
Energjia
Sektori energjetik ishte njëri nga sektorët që u trajtua nga Kryeministri Berisha dhe zv.presidenti i BB-së. “Banka Botërore angazhohet të ndihmojë qeverinë, sikundër deri më sot, me një projekt të rëndësishëm për sigurinë e digave dhe në përpjekjen tonë për të shndërruar Shqipërinë në një superfuqi të vogël të prodhimit të energjisë së pastër në rajon”, tha Berisha. Në këtë kontekst, AEVSI është shumë e mirëpritur të financojë sektorin privat, në mënyrë që të vazhdojë ndërtimi i dhjetëra apo qindra HEC-ve në të katër anët e vendit.
#