Mbyllen portat në Fierzë dhe Koman

Tiranë, 14 janar
NOA - Pas dy javë shkarkimesh, ministria e Energjetikës ka marrë vendim që të
mbyllë portat e hidrocentralit në Fierzë dhe në Koman.
Lajmin e njoftoi
zv/ministri energjetikës, Leonard Beqiraj, i cili u shpreh se shkarkimet do të
vijojnë vetëm në hidrocentralin e Vaut të Dejës, me 200 metër kub në sekondë.
Shkak i mbylljes së portës është fakti se Fierza arriti në kuotën e 290
metrave, nivel ky i konsideruar si i sigurisë.
Hapja e
detyrueshme e portave në Fierzë ishte fatale për banorët e Shkodrës, pasi sipas
ekspertëve 50 % e përmbytjeve ka ardhur pikërisht nga derdhja e portave të
këtij hidrocentrali.
r.l/NOA