E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fillon mësimin Universiteti i Shkodrës

Mësimi në shkollat profesionale do të shtyhet përsëri

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se të gjithë studentët e universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, do të nisin mësimin ditën e sotme. Sipas përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit, Ndërmarrja e Trajtimit të Studentëve, prej ditës së djeshme, ka përgatitur të gjitha mjediset e qendrës studentore, për akomodimin e studentëve në konviktin e universitetit “Luigj Gurakuqi”, Shkodër.
Ndërkohë, në konviktet e shkollave të mesme profesionale të Shkodrës janë të akomoduar ende banorë të zonave të përmbytura.
Për këtë shkak, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se nisja e procesit mësimor për këto shkolla do të shtyhet brenda një afati tjetër.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›