E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kakome, protestë para zyrave të BE-së në Athinë

19/03/2005  Ditët e ardhshme, tubime edhe para Parlamentit Evropian në Bruksel dhe para BE-së në Tiranë

“Për të mbrojtur ‘atdheun’ tonë do të organizojmë një protestë të madhe në Kakome, ditën e pashkës, në 1 maj”

ATHINË - Ditën e djeshme, rreth orës 18.00, banorë të fshatit Nivicë, por edhe emigrantë të tjerë shqiptarë, kanë protestuar para zyrave të BE në kryeqytetin e Greqisë, Athinë. Organizatorët e protestës, bënë të ditur se, protesta e djeshme, ju paraprinë dy të tjerave në ditët e ardhshme, të cilat do të zhvillohen para zyrave të BE-së në Tiranë, por edhe në Bruksel, para zyrave të Parlamentit Evropian.

Protestuesit, me anë të thirrjeve dhe parrullave të hedhura në Athinë, kanë kërkuar ndihmën e Bashkimit Europian, për padrejtësinë, sipas tyre, që po bën qeveria shqiptare me pronat e tyre. Mes parrullave dhe thirrjeve, banorët e fshatit Nivicë, emigrantë prej vitesh në Greqi, kanë kërkuar të drejtën e tyre, për të mos lejuar ndërtimin e një fshati tursitik në tokat që jua kanë lënë paraardhësit.

Organizatorë e kësaj proteste, thanë për gazetën “Metropol”, se do të vazhdojnë në rrugë demokratike, për të kërkuar të drejtën e tyre.

Sipas Gjik Papagjikës, anëtarit të kryepleqësisë së Nivicës, i cili dje kishte lënë fshatin e tij, për të marrë pjesë në protestën e Athinës, mësohet se “për të mbrojtur ‘atdheun’ tonë do të organizojmë një protestë të madhe në Kakome, ditën e pashkës, në 1 maj”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›