E Shtunë, 31 Tetor 2026

BBC zhvillon nje sondazh per te ardhmen e BE-se

Pjesa më e madhe e ekonomistëve botërore kanë bërë të ditur se recesioni do të kthehet sërish në Europë në vititn e ardhshëm. BBC me anë të një sondazhi ka bërë të ditur se mjaft ekonomistë në mbarë botën shprehen se plani “Sarkozi-Merkel” për të ardhmen e eurozonës nuk do të funksionojë dhe se eurozona mund të përballet dhe me shpërbërjen e monedhës së vetme. Sondazhi gjithashtu tregoi se shumë ekonomistë presin që normat e interesit në Mbretërinë e Bashkuar të mbeten në 0.5% gjatë vitit të ardhshëm.
Rritja ekonomike në Europë është ngadalësuar në muajt e fundit, si pasojë e krizës së borxheve në eurozonë që ka detyruar qeveritë të kontrollojnë shpenzimet dhe ka minuar besimin në tregjet financiare globale. Ekonomia u rrit me 0.2 % ne eurozonë mes korrikut dhe shtatorit, ndërsa në 27 ekonomitë e Bashkimit Evropian u rrit së bashku me 0.3%. Politikanët janë përpjekur për zgjidhjen e krizës, duke përfshirë edhe një marrëveshje për krijimin e lidhjeve të ngushta midis anëtarëve të BE-së, por tregjet duhen ende të binden se masat që kanë marrë qeverite e vendeve të Bashkimit Europian janë të mjaftueshme. Analistët besojnë se sa më gjatë të vazhdojë kriza e borxhit , Europa rrezikon të kthehet ne recession .

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›