E Shtunë, 31 Tetor 2026

BDI dhe PDSH kërkojnë rivotim në disa zona

Partitë shqiptare në Maqedoni, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) e Ali Ahmetit dhe Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) e 

Nikolla Gruevskit, nuk po gjejnë paqe me votat e kësaj radhe, duke kërkuar secila rivotim në disa zona ku mendojnë se është kryer shkelje. Për Komisionin Shtetëror Zgjedhor, BDI ka paraqitur pas deklarimit të rezultateve 8 ankesa për numërimet në zonat një dhe gjashtë. Ndërsa PDSH ka paraqitur 16 ankesa për numërimin e votave në 148 qendra. KSHZ në Maqedoni mori ankesat e partive dhe do të japë verdiktin e saj pas 48 orësh. Ndërkohë të shtunën është caktuar një seancë konstituive në Kuvendin e ri maqedonas, ku pritet të verifikohen mandatet e deputetëve të dalë fitues në zonat e tyre zgjedhore më 1 qershor dhe përsëritja e votimit, 15 qershor. PDSH dhe BDI kanë shkuar deri aty sa kanë kërkuar edhe rivotim në disa zona. Ndërkohë për zgjedhjet në Maqedoni ka nxjerrë raportin e tij edhe Komiteti i Helsinkit. Sipas institucionit ndërkombëtar, zgjedhjet e 1 qershorit në Maqedoni ishin zgjedhjet më të këqija gjatë historisë 17-vjeçare të kësaj republike. Në raport thuhet se shkeljet e standardeve në këto zgjedhje nisën që në fillim të fushatës zgjedhore, e cila nisi para kohe. Komiteti i Helsinkit ka vlerësuar se fushata në Maqedoni ishte agresive dhe e kushtueshme. Analistët e këtij institucioni kanë komentuar se në këto zgjedhje kishte polici partiake. Shumë vëzhgues ndërkombëtarë i kanë vlerësuar zgjedhjet e 1 qershorit në Maqedoni si më të rëndat dhe zgjedhjet më me shkelje në këtë vend. Ato kanë rrezikuar seriozisht integrimin e këtij vendi në strukturat euroatlantike, pasi kanë shkelur rëndë standardet demokratike.        

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›