“Psikologji” shpall çmimet për konkursin “Esseja e vitit”
Një vit më parë kur tregut të pasur të revistave iu shtua edhe një tjetër me emrin “Psikologji” shumë kush mund të jetë tërhequr nga kureshtja: do të ishte një revistë e profilizuar apo do të kishte një hapësirë për të gjithë?
Ky botim i “Panorama Group” ka përcjellë për muaj të tërë tema, forume, dossierë, analiza dhe profile të shumta të personazheve të ndryshme. Me moton “Për një jetë më të shëndetshme” ka ardhur edhe në aktivitetin e djeshëm ku të pranishëm kanë qenë jo vetëm psikologë, pedagogë apo studentë të psikologjisë por edhe personazhe të njohur të fushave të ndryshme të cilët kanë qenë protagononistë në edicione të ndryshme të revistës. Dhe ja pas një viti ajo finalizon edhe garën që ka vazhduar për muaj të tërë. Mbrëmë në ambientet e “Hotel Tirana” janë dhënë çmimet e konkursit “Esseja më e mirë”. Ky konkurs ka nisur me botimin e eseve të përzgjedhura nga këta studentë një pjesë e të cilave janë prezantuar për publikun në numrat e revistës “Psikologji”. Gjatë një viti kanë konkurruar rreth 400 studentë të cilët kanë sjellë essete e tyre të fokusuar në tema social-psikologjike. Nga të gjithë pjesëmarrësit janë përzgjedhur 40 studentë essetë e të cilëve janë përmbledhur në një libër që është botuar dhe shpërndarë në treg, falas me revistën “Psikologji”.
Çmimet
Çmimi i parë
Andi Kumi Universiteti i Nju Jorkut
Çmimi i dytë
Rrezarta Stafalla, Universiteti “Marin Barleti”
Çmimi i tretë
Gladiola Strugaj , “Universiteti i Tiranës”
Çmimet inkurajuese
Emiliano Lule – Universiteti i Tiranës
Ilsa Kombi – Universiteti i Shkodrës.
Bashkëpunim me Universitetin “Marin Barleti”
Tre çmimet e fituara në konkursin “Eseja më e mirë” janë akorduar falë një bashkëpunimi të frytshëm që revista një vjeçare “Psikologji” ka pasur me “Marin Barletin”, një nga Universitetet më të njohura sot në vend. Ky konkurs ka qenë një nismë e hershme mes këtij bashkëpunimi, pothuaj që në numrat e parë të çeljes së kësaj reviste të suksesshme sot në treg. Falë mbështetjes së vazhdueshme të drejtueses së këtij Universiteti, Arlinda Dudaj njëkohësisht dhe botuese e njohur e shtëpisë botuese “Dudaj” këto çmime u finalizuan dje në ceremoninë festive për përvjetorin e kësaj reviste.