E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjekësia,këtë vit 182 specializime

Ndryshojnë kuotat e pranimit për programet e studimeve specializuese afatgjata, pranë Fakultetit të Mjekësisë. 

Për vitin akademik 2007-2008, 182 vendet do të ndahen sipas specialiteteve përkatëse. Këshilli i Ministrave bëri dje një ndërhyrje në vendimin “Për përcaktimin e kuotave të pranimit për studimet specializuese afatgjata”. Do të jetë Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Universiteti i Tiranës që do të vënë në zbatim vendimin. Në mbledhjen e kaluar qeveria vendosi hapjen e programit të ri të studimeve pasuniversitare në Fakultetin e Mjekësisë. Rreth 23 vende të reja u hapën për studentët. Cikli i plotë i studimeve do të zgjasë 4 vjet. Por vetëm pas disa ditësh burime, nga ky fakultet bënë me dije se kapacitetet për këtë program studimi janë vetëm 8 vende. Ky informacion është përcjellë edhe në Ministrinë e Shëndetësisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›