Doktoraturat, kush i ka nisur në 2005 duhet t’i përfundojë në fund të vitit
Studentët që kanë nisur studimet e doktoraturës përpara datës 31 dhjetor 2005, duhet të mbrojnë disertacionin brenda 31 dhjetorit të këtij viti.
Ata duhet të dorëzojnë dosjen e plotë në dekanatet përkatëse. Këshilli i Ministrave përcaktoi dje afatet duke bërë ndryshimet në vendimin “Për hapjen e programeve të studimeve të doktoratës në institucionet publike të arsimit të lartë dhe përcaktimin e kushteve që duhet të plotësohen për marrjen e gradës ‘Doktor’”. Sipas Ministrisë së Arsimit, me këtë hap synohet rritja e cilësisë së studimeve të doktoratës, në përputhje me kërkesat e Kartës së Bolonjës. Veç kësaj, vendimi parashikon edhe një pjesëmarrje më të madhe të profesoratit të fakulteteve në shqyrtimin e disertacioneve të doktoratës, përpara mbrojtjes së tyre në Juri ose Komision, si një parakusht i rëndësishëm për rritjen e cilësisë së doktoratave. Kjo është një praktikë normale akademike në të gjitha universitetet e vendeve të tjera. Sipas vendimit të ri, aplikantët duhet të paraqesin në këshillin e profesorëve të njësisë kryesore dosjen e plotë, që përmban edhe disertacionin e përfunduar, me një përmbledhje të miratuar nga udhëheqësi shkencor. “Pas shqyrtimit të dosjes, këshilli i profesorëve i përcjell autoritetit drejtues të njësisë kryesore vendimin për vazhdimin ose jo të procedurës së mbrojtjes së doktoratës. Kur këshilli vendos pozitivisht, ai i propozon autoritetit drejtues të njësisë kryesore edhe jurinë për mbrojtjen e doktoratës”, thuhet në vendim. Nga sa është sanksionuar, studentët që janë regjistruar nga data 1 janar 2006 deri më 31 dhjetor 2007, dhe studentët që kanë nisur në dhjetor të 2005-ës këtë cikël, por që nuk arrijnë të dorëzojnë dosjen brenda afatit të përcaktuar më sipër, do t’i vazhdojnë studimet në ciklin e rregullt, sipas vendimit nr. 786, datë 17.12.1998 të Këshillit të Ministrave, “Për kualifikimin shkencor pasuniversitar dhe për klasifikimin e punonjësve, pedagogjikë e kërkimorë”, të ndryshuar, por do të plotësojnë kriteret e pikës 5, të vendimit nr. 864, datë 05.12.2007, të Këshillit të Ministrave, për mbrojtjen e doktoratës”, thuhet në vendim. z.ll