E Diel, 1 Nëntor 2026

Brazil, fise primitive tmerrohen nga një avion, e godasin me shigjeta

Nëse kishit menduar se njerëzit primitivë ishin zhdukur, duhet të ndryshoni mendim. 

Në një zonë të largët të egër, mes kufirit të Brazilit dhe Perusë, është fotografuar një nga fiset e fundit indigjene të Amerikës së Jugut, që ende mbetet e izoluar nga bota e jashtme. Imazhet e shkrepura nga avioni që po rrotullohej rreth zonës, tregojnë një grup prej rreth pesëmbëdhjetë vetash, me fytyrat e lyera me pigmente të kuqe dhe të armatosur me harqe e shigjeta, që shikonin të terrorizuar nga qielli avionin që po kalonte lart tyre. Në një foto duken qartë luftëtarët primitivë të tmerruar që përpiqeshin të godisnin mjetin fluturues me shigjeta. Fotot kanë vërtetuar se ka ende grupe fisnore për të zbuluar në botën e egër. Vrojtimi me këtë avion i një skuadre kërkuesish ishte sponsorizuar nga qeveria braziliane dhe Acre. Agjencia qeveritare që mbron të drejtat e indove në Brazil, Funai, ka deklaruar se foto janë shkrepur dhe shpërndarë për të treguar ekzistencën e komunitetit dhe për të ndaluar që industria minerale ilegale të mos shkatërrojë territorin e tyre. Organizatori i misionit dhe koordinatori i Frontit të Mbrojtjes së Ambientit në Funai, José Carlos dos Reis Meirelles, ka shpjeguar se fotot e tyre tregojnë se “mekanizmat për të mbrojtur këto popullsi nuk kanë shërbyer shumë”. Grupi i fotografuar mendohet se është më i madhi i katër

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›