E Shtunë, 31 Tetor 2026

BDI prin te shqiptarët, VMRO-DPMNE te maqedonasit

Sondazhi për mbështetjen politike në Maqedoni

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) vazhdon të mbajë shifrën e mbështetjes më të madhe te shqiptarët, ndërkohë të njëjtin pozicion e ka edhe lideri i kësaj partie, Ali Ahmeti. Në të njëjtën linjë të mbështetjes më të madhe është edhe VMRO-DPMNE dhe lideri i kësaj partie, Nikolla Gruevski. Këto të dhëna janë shpalosur në sondazhin e institutit “Pavell Shatev”, të kryer më 17 dhe 18 maj. Lidhur me renditjen e partive, VMRO-DPMNE-së i besojnë 23.1 për qind, LSDM-së rreth 10.5 për qind, BDI-së rreth 5.7 për qind, PDSH-së rreth 2.4 për qind dhe DR-së rreth 1.4 për qind. Sa u përket liderëve të partive politike, Nikolla Gruevski gëzon përkrahje prej 25.1 për qind, Branko Cërvenkovski prej 8.9 për qind, Ali Ahmeti prej 5.6 për qind, Menduh Thaçi prej 2.1 për qind dhe Imer Selmani prej 2 për qind. Nëse javën e ardhshme mbahet referendumi për aderimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, atë do ta mbështesnin më shumë se 80 për qind e popullatës. Në sondazh morëm pjesë 1.080 të anketuar. Ndërkaq, Marrëveshjen Kornizë të Ohrit e mbështesin 52.6 për qind e të anketuarve, ndërsa 29.2 për qind nuk e mbështesin.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›