E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruevski, uron Presidentin e ri të SHBA-ve

 

SHKUP- Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski me anë të një telegrami urues ka përshëndetur fitoren e presidentit të ri të SHBA-ve Barak Obama.
Në telegramin e urimit thuhej:
“Më paraqet nder të posaçëm dhe kënaqësi, që në emrin tim personal dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë T’ua uroj fitoren në zgjedhjet presidenciale të shtetit tuaj dhe zgjedhjes Tuaj për kryetar të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Sinqerisht Ju uroj sukses në kryerjen e kësaj detyre të rëndësishme dhe me përgjegjësi dhe në udhëheqjen e popullit të madh amerikan në ardhmëri më të mirë dhe më prosperuese”.
Më tej në telegram thuhet se “jemi jashtëzakonisht mirënjohës për përkrahjen e fuqishme dhe parimore të deritanishme, të shfaqur qartë, nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Republikës së Maqedonisë dhe përpjekjeve të sajë për integrim sa më të shpejtë dhe të barabartë në strukturat Euro-atlantike. Shpresoj sinqerisht se përkrahja Amerikane ndaj Republikës së Maqedonisë do të vazhdojë me intensitet të pa zvogëluar edhe në periudhën që vijon”.
Gruevski gjithashtu thekson rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve të mëtutjeshme të suksesshme mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shtetit të tij në më shumë fusha.
“Më lejoni të theksoj se politika e jashtme e Republikës së Maqedonisë është përgjithmonë e përcaktuar kah forcimi i mëtutjeshëm i partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe përparimin e bashkëpunimit në të gjitha sferat me interes të përbashkët”, përfundon telegrami i kryeministrit Gruevski. (a.r/ina/balkanweb)



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›