E Diel, 1 Nëntor 2026

Fyle: Kriza politike vazhdon, zile alarmi për politikën

TIRANË- Zgjidhja e krizës politike është një zile alarmi për politikën shqiptare. Apeli kësaj here vjen nga Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fyle. Në një intervistë për agjensinë e lajmeve BBC, Komisioneri europian deklaron se ngrëci politik ka qenë shkaku i mospërfitimit të statusit kandidat për Shqipërinë, ndaj zgjidhja e saj duhet konsideruar si një urgjencë nga të dy palët e politikës shqiptare. Duke iu referuar refuzimit të statusit kandidat Fyle thotë se ngërçi politik, i cili po ndikon në punën e institucioneve demokratike si parlamenti, është dhe shkaku kryesor i vendimit që u mor nga Bashkimi Europain duke refuzuar kërkesën e Shqipërsë për statusin.

Ndërkaq i pyetur se cila është këshilla e tij për politikën shqiptare Fyle shprehet “Ju lutem, merreni si një zile alarmi, sepse ngërçi politik po vazhdon dhe po ju shqetëson si juve, ashtu dhe neve, prej një kohe të gjatë. Nëse kjo çështje zgjidhet dhe nëse përveç kësaj, ju do të përmbushni kriteret kryesore kyçe, që përmenden në rekomandime dhe përfundimet e Komisionit për Shqipërinë, Komisioni atëherë do të jetë në një situatë tjetër vitin e ardhshëm do të bënte rekomandime më pozitive.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›