BE: Gati të lehtësojmë dialogun Serbi-Kosovë
Deklarata
Bashkimi Evropian e përshëndet vendimin jo obligues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, sipas të cilit, pavarësia e Kosovës nga Serbia, në vitin 2008, nuk paraqet shkelje të së drejtës ndërkombëtare. “Bashkimi Evropian është i gatshëm për ta ndihmuar Serbinë dhe Kosovën, për dialog, për t’i shtuar mundësitë e tyre për anëtarësim në BE”, - tha lidhur me një fakt të tillë, shefja e politikës së jashtme e Bashkimit Evropian, Ketrin Eshton. Sipas saj, Bashkimi Evropian është i gatshëm ta lehtësojë procesin e dialogut ndërmjet Prishtinës e Beogradit, dhe se ky dialog do të promovonte bashkëpunim, do të arrinte progres në rrugën evropiane dhe do ta përmirësonte jetën e njerëzve.
#