BE: Heqja e vizave, beni reformat me pare
TIRANE - Drejtori per Ballkanin Perendimor ne Drejtorine e Pergjithshme te Zgjerimit ne Komisionin Evropian, Pierre Mirel deklaroi dje se reformat e qeverise do te ishin edhe pershpejtuesit kryesore te liberalizimit te vizave te shqiptareve. "Heqja e aplikimit te vizave nuk ka per shtyse nje kalendar, por ka reformat", deklaroi Mirel. Kjo gje u pranua edhe nga kryeministri Berisha i cili theksoi se liberalizimi i vizave te shqiptareve varet pikerisht nga reformat qe do te kryeje qeveria. "Sic e tha zoti Mirel, pergjegjesia eshte ne anen e qeverise", tha Berisha ne lidhje me vonesat ne sistemin e vizave. Nga ana tjeter drejtori per zgjerimin kerkoi edhe zbatimin e udherrefyesit per vizat nga ana e pales shqiptare. "Ne duam ndihmen e qeverise shqiptare, qe te punoje shume per plotesimin e kushteve te udherrefyesit per liberalizimin e vizave, qe do te na ndihmonte ne t`u rekomandojme vendeve anetare te Bashkimit Evropian, liberalizimin e vizave me Shqiperine", deklaroi ne fjalen e tij drejtori i KE-se per zgjerimin. Sipas tij, procesi per liberalizimin e vizave eshte nje proces i gjate dhe qeveria e Shqiperise duhet te vazhdoj te jete e angazhuar ne kete proces. Ne 1 Janar te ketij viti mes Shqiperise dhe Bashkimit Evropian ka hyre ne fuqi edhe marreveshja per lehtesimin e vizave marreveshje e cila po funksionon normalisht per nje kategori te caktuar perfituesish. Po keshtu nga Komisioni Evropian ne menyre te vazhdueshme kane ardhur sinjale qe ne vitin e ardhshem Shqiperia ka shpresa te mira per liberalizimin e plote te vizave. F.M