E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Te persekutuari te shperblehen deri ne fund

TIRANE - Presidenti i Republikes ben thirrje per demshperblimin e te perndjekurve politike dhe denimin nje here e mire te krimeve te komunizmit. Nga Postriba, ku morri pjese ne perkujtimin e 62 vjetorit te kryengritjes se pare antikomuniste se bashku me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, kreu i shtetit kritikoi politiken qe nuk po i jep zgjidhje nje here e mire ketyre problemeve. "Shoqeria shqiptare eshte dhe do te jete moralisht jo e qete per aq kohe sa nuk do te vihen ne vend padrejtesite e se kaluares, per aq kohe sa te persekutuarit politike te mos shperblehen deri ne fund moralisht e materialisht, per aq kohe sa nuk eshte bere rikthimi i plote i vlerave te tyre si vlera te patjetersueshme te demokracise", tha Topi. Nga ana tjeter Presidenti kerkoi denimin e krimeve te komunizmit, si nje ceshtje qe nuk duhet te mbetet prone e retorikes politike, por kjo e fundit duhet te merret me thelbin e problemit, pra me zbardhjen e ketij krimi si nje akt qe do te pastronte dhe humanizonte me tej shoqerine. Ne te njejten linje, Kryetarja e Kuvendit, Topalli premtoi para banoreve te Postribes ne diten historike, se brenda nje periudhe shume te shkurter do kaloje ligjin per hapjen e dosjeve te ish bashkepunetoreve te shtetit. Ligj, qe sipas saj do t'i jape shume paqe shoqerise. "Ishte sigurimi i shtetit, gestapoja shqiptare, qe mori ata djem te rinj, i lidhi me hekura, qe i mori zvarre rrugeve te Postsribes, rrugeve te qytetit dhe, me pas, i vendosi te muri i pushkatimit, ne do ta bejme ligjin, sepse ne nuk mund te hyjme ne Evrope pa pasur paqen", theksoi kryetarja e Kuvendit, Topalli. Po me gjithe thirrjet e dy personaliteve, Kuvendi ka ngecur ne diskutimin e projektligjit per hapjen e dosjeve te bashkepunetoreve te sigurimit te shtetit. E me keq akoma, demshperblimi i te denuarve politik nuk ka nisur. Ndaj, kreu i shtetit theksoi dhe njehere dje se jep mbeshtetjen e tij morale e institucionale per te gjithe viktimat e pafajshme te krimeve monstruoze te komunizmit. Duke permendur faktin se gjate ketyre tetembedhjete vjeteve ende nuk jane demshperblyer, rehabilituar dhe integruar ashtu sic meritojne plotesisht ne shoqerine tone demokratike. Deklarata keto qe bien mbi klasen politike qe prej kohesh ka premtuar por nuk ka mundesuar nisjen e demshperblimit.

Rozeta Rapushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›