E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE, Italisë: Hiqni kryqet nga klasat

 

Kryqet katolike do të hiqen nga sallat e shkollave. Vendimin e ka marrë Gjykata evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg pas një çështjeje të hapur nga një shtetase italiane, e cila do të marrë dëmshpërblim nga Italia 5 mijë euro. Sipas Gjykatës së Strasburgut, prania e këtyre simboleve përbën “një shkelje të së drejtës së prindërve për t’i edukuar fëmijët sipas bindjeve të tyre” dhe shkelje e “të drejtës së besimit”. Qeveria italiane do ta apelojë çështjen. Soile Lautsi, nënshtetase italiane me origjinë nga Finlanda, nënë e dy fëmijëve, në vitin 2002 i kishte kërkuar institutit shtetëror “Vittorino da Feltre” në Padova të hiqte kryqin nga klasat ku bënin mësim fëmijët e saj. Në çështjet gjyqësore në Itali ajo kishte humbur gjithmonë. Tani gjykatësit e Strasburgut i kanë dhënë të drejtë. Kjo ishte seanca e parë e bërë në Strasburg për sa i përket simboleve fetare në shkolla.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›