E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karzai i shtrin dorën talebanëve

 

“Fituesi i vërtetë i këtyre zgjedhjeve është populli afgan”, kështu deklaroi dje Hamid Karzai, ndërsa konfirmoi veten si presidenti i ardhshëm i vendit pas tërheqjes së rivalit të tij, Abdullah Abdullah. Karzai ka premtuar një qeverisje “përfshirëse, ku asnjë afgan nuk do të ndjehej i përjashtuar”. “Do të tentojmë të sjellim paqen në të gjithë vendin. U kërkojmë vëllezërve tanë talebanë të kthehen në Afganistan në këtë frymë, dhe për këtë do të kërkojmë ndihmën e komunitetit ndërkombëtar”, tha Karzai, duke shtuar se paqja do të ishte e mundur kur të gjithë afganët do të ishin të bashkuar dhe do të flasin me një zë të vetëm, që do t’i përfaqësojë të gjithë. Megjithëkëtë, talebanët vazhdojnë të mos e njohin regjimin e Kabulit. “Hamid Karzai është një marionetë e perëndimit, që ka vendosur pezullimin e zgjedhjeve në Afganistan”, tha një zëdhënës i tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›