BE: Karta identiteti para zgjedhjeve
Institucionet ndërkombëtare në Tiranë kanë sqaruar dje se pa karta identiteti nuk mund të ketë zgjedhje brenda standardeve.
Aristir Lumezi
Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, Hubert Petit dhe ambasadori i OSBE-së në Tiranë, i kërkuan dje qeverisë të plotësojë standardet dhe të krijojë infrastrukturën e nevojshme për zgjedhjet e 2009-ës. Nga ana e tij, Kryeministri Berisha shprehu angazhimin e qeverisë për ta çuar më tej këtë proces. Deklaratat u bënë dje gjatë përurimit të nisjes së printimit të certifikatave në njësinë bashkiake nr.10, pas përmbushjes së projektit të OSBE-së për regjistrin themeltar të shtetasve. “Shqipëria duhet të sigurohet për funksionimin e një regjistri të besueshëm të gjendjes civile në kohë, përpara afateve të përgatitjes së listave të zgjedhësve dhe që të pajisë me dokumente identiteti, që janë në përputhje me standardet ndërkombëtare, të gjithë zgjedhësit në kohë të mjaftueshme përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare”, tha kryetari në detyrë i delegacionit të KE-së, Hubert Petit. Ndërsa ambasadori i OSBE-së, Bosch, tha se në këtë proces duhet angazhimi të gjithë palëve. “Me qëllim arritjen e rezultateve të qëndrueshme, është e rëndësishme të ketë një angazhim të vazhdueshëm në të gjitha nivelet e procesit. Ministria e Brendshme dhe Zyrat e Gjendjes Civile janë të vetëdijshme për sfidën madhore që shtrohet para tyre për ruajtjen e cilësisë dhe qëndrueshmërisë së sistemit të ri”, u shpreh ambasadori Bosch. Reagimi i ndërkombëtarëve vjen rreth një vit para zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2009 dhe procesit të zvarritur të prodhimit të kartave të identitetit nga ana e qeverisë. Në këtë mënyrë, faktori ndërkombëtar në Tiranë lëshon ultimatumin se pa karta identiteti për të gjithë votuesit, procesi zgjedhor rrezikon standardet evropiane të kërkuara nga institucionet euroatlantike në rrugën e integrimit. Por kryetari në detyrë i delegacionit të Komisionit Evropian, Petit, kërkoi marrjen e masave dhe për çështjen e mbrojtjes së të dhënave, e cila, sipas tij, merr rëndësi edhe më të madhe, tashmë që Shqipëria ka filluar të përdorë bazën e të dhënave të gjendjes civile. “Në përputhje me ligjin ‘Për mbrojtjen e të dhënave personale’, miratuar në fillim të këtij viti, qeveria duhet të caktojë pa vonesë Autoritetin e Mbrojtjes së të Dhënave”, deklaroi ai. Zgjedhjet e ardhshme nuk kanë vetëm infrastrukturën zgjedhore të papërfunduar, por edhe kuadrin ligjor të saj, siç është Kodi Zgjedhor. Sesioni veror i Kuvendit nuk mundi të përfundonte reformën zgjedhore dhe pse u premtua se ajo do të mbyllej deri në fund të korrikut. Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch, gjatë një prononcimi nga Gjirokastra, u shpreh optimist për arritjen e Reformës zgjedhore brenda këtij viti. “Jam optimist se Reforma Zgjedhore do të arrihet brenda këtij viti. Klasa politike në vend është mjaft e interesuar që zgjedhjet e ardhshme të jenë të një niveli pozitiv dhe kjo është pika kyçe që Reforma Zgjedhore do të bëhet brenda këtij viti, pavarësisht vonesave të konstatuara. Megjithëse ishte parashikuar që kjo reformë të përfundonte brenda sesionit të legjislaturës që përfundoi, ka kohë të mjaftueshme deri në dhjetor që ajo të punohet nga palët e interesuara në Kuvendin e Shqipërisë”, u shpreh ambasadori Bosch.
Berisha: Infrastruktura moderne
zgjedhore, e rëndësishme për vendin
Kryeministri Sali Berisha e vlerësoi dje reformën në gjendjen civile si “një reformë qendrore me impakt të gjerë politik, sidomos në infrastrukturën zgjedhore”. I pranishëm në ceremoninë e zhvilluar dje në Njësinë Bashkiake nr. 10, me rastin e shpërndarjes së certifikatave të para elektronike, Kryeministri Berisha shprehu mirënjohjen për Prezencën e OSBE-së dhe KE-së, si dhe qeveritë e Norvegjisë dhe Austrisë për mbështetjen dhe ndihmën e tyre në realizimin e këtij projekti. “Kjo reformë jep mundësi të zhvillohen listat e votuesve dhe gjithë infrastruktura teknike zgjedhore më moderne, gjë që është shumë e rëndësishme për Shqipërinë”, theksoi kreu i qeverisë. Ai shprehu angazhimin për ta shndërruar moshën dixhitale në një realitet për Shqipërinë. “Kjo ditë është shumë e rëndësishme në përpjekjet e Shqipërisë për të arritur moshën dixhitale, mosha teknologjike më e mirë e shoqërisë dhe e kombeve në tërësi. Shqipëria tre vjet më parë ishte shumë larg kësaj, pasi shkalla e penetrimit të IT-së në shoqërinë shqiptare ishte vetëm 4.8 për qind, kurse vitin e kaluar ajo arriti në 15%”, tha Kryeministri Berisha. Sipas tij, ndonëse kjo është një shifër e ulët krahasuar me nivelin botëror, gjithsesi vitin e kaluar Shqipëria kishte rritjen më të lartë në Evropë në përdorimin e kompjuterëve. Kreu i qeverisë u shpreh optimist që në 2008-ën Shqipëria të ruajë shpejtësinë më të lartë në Evropë në ritmin e rritjes së penetrimit të IT-së, në mënyrë që në fund të vitit të kapim nivelin botëror, që është rreth 21%.
Kryeministri Berisha, duke falënderuar punonjësit e gjendjes civile për dixhitalizimin në një kohë të shkurtër të 14 mijë regjistrave të gjendjes civile të Republikës së Shqipërisë, iu bëri thirrje të gjithë sektorëve të tjerë të vendit që të dixhitalizojnë të gjithë arkivat e tyre si “një detyrim për t’iu ofruar qytetarëve shqiptarë shërbimet më të mira”. Kryeministri Berisha u premtoi shqiptarëve se përmes këtij modernizimi që po pësojnë zyrat e Gjendjes Civile, do të jetë e mundur dhe printimi i certifikatave të reja nga kompjuteri i shtëpisë.
Certifikata e parë në njësinë 10
Kryeministri Berisha dorëzoi certifikatën e parë të printuar në njësinë bashkiake nr. 10 të kryeqytetit. Krahas Kryeministrit Berisha ishin të pranishëm ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, kryetari i Njësisë Bashkiake nr.10, Gerti Bogdani, ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch, përfaqësuesi i KE-së në Tiranë, Hubert Petit. Zv.ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, e cilësoi këtë moment mjaft të rëndësishëm pas etapave të tjera të përfunduara për përgatitjen e Regjistrit Elektronik të Gjendjes Civile, hedhjen e të dhënave dhe certifikimin e tyre. “Shpërndarja e certifikatave elektronike do të shkurtojë kohën e shërbimit për qytetarët e po kështu do të ketë sigurinë maksimale, pasi të dhënat do të merren nga database elektronik, tashmë të pastruara nga dublikimet dhe të certifikuara”, tha Poni.
Premtimi
Qeveria premtoi dy vjet më parë se brenda vitit 2006 do të niste prodhimi i kartave të identitetit. Por pas dy vjetësh, ende karta e parë e identitetit nuk është prodhuar, dhe pse premtimi i qeverisë është për një proces që do të përmbyllet para zgjedhjeve të 2009-ës. Nga ana e saj opozita ka akuzuar qeverinë se edhe nëse nis sot prodhimi i kartave të identitetit, do të jetë e pamundur që të bëhet në kohë shpërndarja e tyre tek qytetarët.
Projekti
Kompjuterizimi i të dhënave të gjendjes civile në Shqipëri dhe lëshimi i certifikatave të printuara, u bënë të mundura përmes projektit prej 2.5 milionë eurosh “Ndihmë teknike për qeverinë e Shqipërisë për modernizimin e sistemeve të adresave dhe gjendjes civile”, financuar nga BE-ja dhe me fonde shtesë prej OSBE-së dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Projekti u zbatua nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri. Statistics Norway bëri të mundur krijimin e një programi kompjuterik për printimin e certifikatave.