Napoli bën stërvitje me Vllazninë, fiton 3-0
Vetëm 28 minuta zgjati rezistenca e Vllaznisë kundër Napolit në ndeshjen e mbrëmshme në “Loro Boriçi”, fituar me meritë 3-0 nga skuadra italiane.
Miqtë ishin dukshëm skuadra më e mirë në fushë dhe u treguan të zotët të kalonin vuajtjet e fillimit të shkaktuara nga kuqeblutë, të përkrahur nga kori i fuqishëm i tifozëve. Përballë superioritetit teknik të italianëve, shkodranët vunë shpirtin luftarak, duke luftuar fort për çdo top, që në sekondën e parë. Skuadra e Agim Canajt ushtroi presing në mesfushë, duke mos lënë Napolin të organizohej, ndërkohë që Hamsik ishte i shtrënguar në morsën e Osjes e Beqirit, sa herë që përpiqej të dilte në krahë. Vllaznia iu afrua golit pas një gabimi në dalje të portierit Jeco, por vrulli i entuziazmit nuk e çoi më larg se minuta e 28-të, kur miqtë shënuan golin e epërsisë. Në momentin më të mirë të vendësve, italianët sulmuan nga e djathta dhe braziliani Pià shfrytëzoi më së miri krosin e devijuar të Maxhos, duke shënuar golin e parë. Ishte i njëjti lojtar që dyfishoi shifrat, duke e mbyllur praktikisht ndeshjen dhe duke zgjidhur problemin e kualifikimit, sapo nisi pjesa e dytë. Vllaznia kuptoi që nuk kishte asgjë për të humbur dhe filloi të hidhte më tepër vështrimin nga porta kundërshtare. Sukaj provoi të befasonte Jecon me dy gjuajtje, e fundit prej të cilave e devijuar me vështirësi në goditje nga këndi. Momentet e mira të shkodranëve patën si kulm aksionin e bukur të Licit, i penguar dukshëm në zonë nga Rinaudo. Një penallti e pastër, por rusi Jegorov e cilësoi si simulim rrëzimin e shkodranit, duke i “dhuruar” vetëm një karton të verdhë. Napoli rimerr frenat e lojës në dorë dhe Denis shënon golin e tretë, ndërsa De Zeri kërkoi lavdinë personale një minutë më pas, duke injoruar shokët e lirë brenda zonës, çka i mohoi Napolit golin e katërt. Një humbje e pritshme që kthen me këmbë në tokë Vllazninë, e cila tashmë duhet të mendojë për aktivitetet kombëtare në Shqipëri.
Episodi
Minuta e 66-të u shoqërua me një episod të dyshimtë, kur Lici ndërmori një aksion të shpejtë dhe hyri në zonë, u lirua bukur nga Rinaudo, por italiani e pengoi. Lojtari e stafi i Vllaznisë kërkuan penallti, por gjyqtari rus e ndëshkon Suadin me karton të verdhë për simulim.
Tifozët
Pas golit të tretë të Napolit, stadiumi i Shkodrës “Loro Boriçi” nis të zbrazet. Tifozët nuk duan të vuajnë më. Tashmë, Vllaznisë i mbetet të shijojë bukurinë e “San Paolos” në ndeshjen e kthimit, me idenë se të paktën luajti kundër një ekipi të Serisë A, pas Partizanit kundër Torinos e Teutës kundër Parmës.
Binjakëzimi
Dje në mesditë në orën 13:15, në zyrën e sekretarit të klubit Vllaznia, Agim Medja, është zyrtarizuar binjakëzimi mes ekipit shkodran dhe dy klubeve turke të ligës së parë. Mes presidentit të Vllaznisë, Valter Fushaj dhe dy presidentëve, përkatësisht të Gençlebirligi, Ilhan Çavcav e Haxhitepe, Turgay Kalemci u arrit një marrëveshje.
Vllaznia 0 Napoli 3
Golat: Pià 28’, 47’, Denis 75’
Vllaznia: Bishani, Beqiri, Bashiç, Teli, Belisha (Lici 46’) Smajli (Boadu 65’), Nalbani, Osja (Hoti 82’), Lika, Sukaj, Kaçi. Trajner: A. Canaj
Napoli: Jeco, Kanavaro, Rinaudo, Kontini, Maxho, Pacienca, Blazi, Hamsik (Montervino 81’), Vitale, Denis, Pià (De Zeri 69’). Trajner: E. Reja
Gjyqtarë: I. Jegorov, V. Khodejev, A. Malorodov (Rusi)
Kartonë të verdhë: Lici/ Rinaudo, Vitale