Ish-drejtori i Mbrojtjes, në punë me diplomë false
Shkëlzen Madani, ish-drejtor i Drejtorisë së Menaxhimit të Instalimeve dhe të Burimeve në Ministrinë e Mbrojtjes, i arrestuar tre muaj më parë për abuzime në licencimin e firmave që do të tregtonin lëndë plasëse, ka falsifikuar diplomën e shkollës së lartë.
Fatos Mahmutaj
Prokuroria e Tiranës ka zbardhur këtë çështje dhe ka zbuluar edhe një tjetër rrethanë rënduese për ish-zyrtarin e Ministrisë së Mbrojtjes, i cili aktualisht hetohet në gjendje të lirë pas një vendimi të Gjykatës së Lartë që e liroi atë nga burgu. Burime zyrtare të akuzës së kryeqytetit pohojnë se hetimi për diplomën e falsifikuar të Shkëlzen Madanit ka nisur pas një letre anonime që kishte mbërritur në Prokurori. Në këtë letër pohohej se ish-kreu i Komisionit të Dhënies së Lejeve për lëndët plasëse për përdorim civil në Ministrinë e Mbrojtjes kishte falsifikuar diplomën e shkollës së lartë, pasi nuk kishte mbaruar studimet e rregullta në Universitetin Bujqësor të Kamzës, siç pretendohej në diplomë.
Hetimi
Pas verifikimeve të kryera nga hetuesit e Prokurorisë në Universitetin Bujqësor në Kamzës, në Fakultetin e Agro-Biznesit ka rezultuar se numri i amzës të cilin mbante diploma e ish-zyrtarit, nuk ekzistonte në regjistrin e studentëve që kishin mbaruar shkollën. Pas kësaj janë kryer edhe kontrolle të regjistrave të tjerë në sekretarinë e universitetit, ku mendohej se mund të gjendeshin të dhëna, por sërish ka rezultuar se emri i Madanit nuk ekzistonte. Pas kësaj, Prokuroria po verifikon mundësinë e ngritjes së akuzës për përdorim të dokumenteve false, ndërsa kjo rrethanë do të hetohet dhe gjykohet bashkë me dosjen e abuzimit me licencat për tregtinë e lëndëve plasëse. Aktualisht burime nga organi i akuzës pohojnë se çështja e falsifikimit të dokumentit shkollor në ngarkim të Madanit është plotësuar me prova shkresore, që janë mbledhur nëpër të gjitha institucionet shtetërore që mund ta lëshonin dhe certifikonin një dokument të tillë. Në këto kushte, sipas hetuesve, është i dyshimtë edhe punësimi i sh-zyrtarit në Ministrinë e Mbrojtjes, për shkak të falsifikimit të diplomës.
Çështja “Tritoli”
Shkëlzen Madani u arrestua gjatë operacionit “Nitromak”, në maj të këtij viti, bashkë me tre persona të tjerë, 25-vjeçaren Aurela Çota, Kadri Sulin dhe Ferdinand Hodon. Nëpërmjet përgjimit të bisedave telefonike, Prokuroria ngriti dyshime të forta se Madani, 44 vjeç, kishte përfituar dy mijë euro për të pajisur me licencë për tregtim tritoli firmat “Nitromak”, përfaqësuese e të cilës ishte Aurela Çota dhe “Geoconsult”, me administrator Ferdinand Hodon. Ndërsa 53-vjeçari Kadri Suli, me detyrë ish-komandant i brigadës logjistike numër 4300, pranë Komandës Mbështetëse të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, në këmbim të ryshfetit u kishte krijuar mundësi firmave të depozitonin tritolin nëpërmjet qirave të ulëta në magazinat ushtarake.
Lirimi
Vetëm tri ditë pas arrestimit, e para që la qelinë ishte 25-vjeçarja Aurela Çota, për të cilën vetë organi i Prokurorisë kërkoi një masë më të lehtë sigurie. Atëherë u përfol për një bashkëpunim të mundshëm të saj me organet e drejtësisë, por aktualisht një gjë e tillë nuk konfirmohet nga hetimi. Kurse tre të bashkëpandehurit me të Madani, Suli dhe Hodo u lanë në qeli me kërkesë të Prokurorisë. Tri javë më vonë Gjykata e Apelit e kryeqytetit e la në fuqi këtë vendim, ndërsa Gjykata e Lartë pranoi kërkesat e mbrojtësve të tyre për lirimin nga qelia. Gjykata vlerësoi argumentet e paraqitura nga mbrojtja se këta të pandehur nuk mund të zhduknin prova apo dhe nuk largoheshin jashtë vendit për t’iu shmangur hetimeve. Po kështu Gjykata e Lartë u shpreh në vendim se gjatë hetimeve dymujore, organi i akuzës nuk kishte mundur të mblidhte prova të mjaftueshme për të provuar fajësinë e të akuzuarve.