Meta: Reforma Zgjedhore, kusht për të majtën e bashkuar
Kreu i LSI-së, Ilir Meta, e konsideron Reformën Zgjedhore një kusht nga duhet të nisë normalizimi i marrëdhënieve brenda partive të majta opozitare.
Në një intervistë dhënë për televizionin “Ora News”, Ilir Meta i jep përgjigje të gjitha dilemave që ka e majta. “Reforma Zgjedhore është kusht i patjetërsueshëm për normalizimin e këtyre marrëdhënieve dhe kjo nuk ka të bëjë thjesht me interesat e LSI-së apo thjesht të PS-së. Kjo është detyrim i të gjithë forcave politike, për të respektuar votën e qytetarëve shqiptarë dhe për t’i dhënë fund diskutimit të zgjedhjeve në Shqipëri dhe të Parlamentit. Në këtë drejtim, unë theksoj se po kaq e rëndësishme dhe jetike, është pa dyshim rishikimi i qëndrimit për dhunimin e Kushtetutës që u bë në 21 Prill. Kushtetuta është dokumenti kryesor i shtetit dhe që nga ajo natë ne kemi një shtet, i cili është shumë fraxhil dhe ku qytetarët ndihen shumë më të rrezikuar nga paqëndrueshmëria e themeleve të tij, që janë tronditur”, u shpreh Meta. Në lidhje me Reformën Zgjedhore, kreu i LSI-së shprehet se nuk duhet të cenojë thelbin e proporcionalit. “Ne qëndrimet tona i kemi bërë publike dhe do t’i bëjmë përsëri në Komisionin e posaçëm të Reformës Zgjedhore. Megjithëse, e thashë edhe më përpara, ne nuk shtyjmë askënd të ndryshojë mendim, por kemi për detyrë të bëjmë të qartë përgjegjësitë e secilit në kohë. Dhe etaloni ynë ka qenë dhe është shumë i qartë, që çdo përpjekje e tyre për të cenuar thelbin e këtij sistemi, që është proporcionaliteti, do të jetë një përgjegjësi e tyre dhe njëkohësisht edhe çdo përpjekje e tyre për të cenuar administrimin e zgjedhjeve, do të jetë njëkohësisht një tjetër bashkëfajësi, që mund të marrin për t’ju kontribuar procesit të dhunimit të zgjedhjeve, nga maxhoranca aktuale. Por, me një problem të madh, se nuk do të kenë kujt t’i ankohen në fund”, u shpreh Meta.