BE: Kosova kandidate më vete, Serbia s’e frenon dot
Kosova nuk mund të pengohet nga Serbia për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian si një shtet i pavarur.
Kështu ka deklaruar për agjencinë ruse të lajmeve “Rosbalt”, shefi i zyrës përfaqësuese të Bashkimit Evropian në Kosovë. Meqë kanë mbetur ende vetëm shtatë vende, të cilat janë në procesin e vendimit të njohjes së Kosovës si një shtet i pavarur dhe sovran, kjo nuk përbën një problem potencial për procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian. “Ky proces është tërësisht i ndarë nga Serbia dhe BE e trajton Kosovën si një shtet të pavarur në aplikimin për anëtarësim”, tha shefi i zyrës së BE në Prishtinë, Renzo Daviddi. Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë shpjeguar se rishikimi i procesit të anëtarësimit të Kosovës në BE nuk është një njohje indirekte e pavarësisë ashtu siç druhet Serbia, por një deklaratë direkte dhe e hapur që tregon se BE e njeh Kosovën si një vend të pavarur dhe sovran. Për sa i përket periudhës kur Serbia dhe Kosova do të integrohen në BE, Daviddi ka hedhur poshtë çdo dyshim se Serbia mund të arrijë të bllokojë Kosovën në këtë proces. Diplomati evropian theksoi se: “Serbia nuk mund ta bllokojë Kosovën dhe kolegët e mi në BE ia kanë shpjeguar qartë këtë autoriteteve serbe. Këto janë dy vende të pavarura që dot kalojnë në filtrin e procesit të anëtarësimit ashtu siç kanë kaluar dhe kalojnë të gjithë vendet e tjera të pavarura”. sa për kushtet e Kosovës për t’u bërë pjesë e unionit evropianin Daviddi tha se “Kosova është e angazhuar për të arritur një zhvillim ekonomik dhe të vazhdojë të ndërtojë një ambient të qëndrueshëm politik dhe social dhe këtë po e zbaton mirë”, tha ai. Nga ana tjetër Serbia, e cila ka formuar qeverinë e saj pro evropiane, po përgatitet të përballet me sfidat për t’u bërë pjesë e BE-së, si një pjesë e rëndësishme e programit qeveritar të koalicionit të partisë së Boris Tadiçit me socialistët. Zëdhënësja e shefit të BE-së, Solana, Kristina Gallak, tha se BE e ka pritur me padurim formimin e qeverisë së re serbe për të vazhduar procesin e integrimit të ndërprerë shumës herë për arsye të ndryshme. e pyetur se si ka mundësi që Brukseli mund të bashkëpunojë me partinë e ish-diktatorit Sllobodan Millosheviç (socialistët serbë) që ndodhet në qeveri, Gallak tha se BE nuk bashkëpunon me parti politike, por me koalicione qeveritare që kanë dëshirë të integrohen. Por Partia Demokratike serbe (DSS e Koshtunicës) ka kërkuar nga qeveria e re që të tërhiqet nga propozimi për të ratifikuar MSA-në. Sipas radikalëve të kësaj partie, kjo marrëveshje me BE do të siguronte shkëputjen e Kosovës duke cenuar kështu integritetin territorial të Serbisë dhe interesat kombëtare serbe.
Kuçi për bisedimet
Qeveria e Kosovës e kundërshton ashpër paralajmërimin e fillimit të bisedimeve teknike mes Prishtinës dhe Beogradit, duke vlerësuar se mund të ketë të tilla vetëm në aspektin ndërshtetëror. Zv/kryeministri Hajredin Kuçi, tha se: “Për Kosovën pyeten qytetarët e saj e jo Serbia e as UNMIK-u”. Këto komete ai i bëri vetëm pak ditë pas deklaratës së shefit të UNMIK-ut, Lamberto Zannieri, se është në pritje të ftesës nga Beogradi, për të vizituar këtë vend në kuadër të përgatitjeve për bisedime teknike, siç parashikohet në raportin e Sekretarit të Përgjithshëm, Ban Ki Mun.