E Shtunë, 31 Tetor 2026

BURREL/Riparohet rruga e dëmtuar

BURREL - Drejtori i Ndërmarrjes së Rrugëve nacionale Mat, Basir Çupa tha dje se, me ndihmën e mjeteve të firmave private që punojnë në “Rrugën e Arbrit” është riparuar gropa e hapur në 

trasenë e rrugës nacionale Burrel-Bulqizë. Rruga nacionale u dëmtua pas avancimit në një galeri private të palicencuar. Pas shpërthimit të lëndëve plasëse galeria shkaktoi dëmtimin serioz të rrugës në vendin e quajtur Qafa e Buallit. Mjete të tonazhit të lartë transportuan gurë e çakëll dhe e hodhën në gropën e hapur në mes të rrugës. “Kërkuam ndihmën e mjeteve të firmave private pasi ndërmarrja nuk disponon as mjete dhe as fonde, tha drejtori i rrugëve nacionale, Basir Çupa. Kemi mundësuar lëvizjen normale të mjeteve që lëvizin në këtë aks rrugor, ndërkohë që specialistët kanë hartuar një projekt të riparimit të plotë të rrugës në ditët që vijnë. Nuk mund të jemi të sigurt se me mbushjen provizore të gropës nuk do të kemi probleme në të ardhmen. Vetëm një investim i studiuar e normalizon situatën në rrugën nacionale”, sqaroi Çupa.           e/d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›