Kurbin, zbulohet arsenal armësh në një banesë
KURBIN – Policia e Kurbinit sekuestron një arsenal të tërë armësh, në një banesë në fshatin Gallatë të këtij rrethi dhe shpall në kërkim pronarin e tyre.
Pas informacioneve se në banesën e Tom Bibës, që aktualisht jeton në Durrës, kishte armë, policia ka ndërmarrë një kontroll që ka zgjatur nga ora 14:30 deri në 19:00 të së shtunës. Kontrolli ka përfunduar me sekuestrimin e pesë arkave me fishekë automatiku model 56, të cilat kishin 4 000 copë të tillë, një pushkë gjysmë automatike, 60 kapsolla detonatori, 20 metra fitil detonatorë, 130 fishekë pistolete tip “TT” dhe 4 krehra me fishekë automatiku. Ndërkohë bëhet e ditur se policia po punon për gjetjen dhe arrestimin e Tom Bibës, pasi në momentin e kontrollit policor në banesën e tij në fshatin Gallatë të rrethit Kurbin, ai ndodhej në shtëpinë tjetër, në Durrës. Polica e Kurbinit ka kërkuar edhe ndihmën e policisë së Durrësit dhe po punon për gjetjen e vendndodhjes dhe më pas arrestimin e Bibës. r.n