Greva e 8 grave, burgjet informojnë ministrin Alibeaj
TIRANE – Ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj do të njihet sot zyrtarisht me grevën e 8 grave të paraburgosura në kryeqytet.
Burime nga burgjet pohojnë se, ministri është interesuar mbrëmjen e së shtunës për grevën e urisë të nisur nga tetë të arrestuarat dhe ka kërkuar informacion për gjendjen e tyre shëndetësore dhe pretendimet e tyre. Gjatë paradites së sotme pritet që Drejtoria e burgut t’i përcjellë informacion të detajuar për grevën dhe deklaratën e grevisteve që drejtohen nga e arrestuara për mashtrim Albana Laze. Kjo e paraburgosur dhe 7 bashkëvuajtëseve të saj prej katër ditësh kanë refuzuar ushqimin, duke firmosur deklaratat e grevës së urisë. Burime nga burgu pohojnë se kërkesa kryesore e të paraburgosurve greviste është një takim me ministrin e Drejtësisë, për t’i komunikuar gojarisht pretendimet e tyre. Grevistet kërkojnë shtim takimesh me fëmijët dhe familjarët e tyre si dhe lejimin për të marrë më tepër ushqime. Burgjet pohojnë se u kanë kërkuar atyre të mos vetësakrifikohen, për më tepër se një pjesë e konsiderueshme e tyre janë nëna me fëmijë, ndërkohë që u kanë bërë të ditur se sipas rregullores u lejohen takime me familjarët një herë në javë. Aktualisht gratë e paraburgosura që janë mbyllur të gjitha në njërën nga dhomat e 313-ës, pretendojnë më tej se kërkojnë kushte higjienike, përmirësimin e trajtimit të tyre dhe masat e dënimit që jepen nga gjykatat ndaj tyre të jenë më të lehta. fa.ma.