“Zona Industriale” shmang shkollën e re në periferi
SHKODER - Vendimi i fundit i qeverisë për shpalljen e periferisë së Shkodrës në “Zonë të lirë industriale” ka bërë që rreth 600 familje në zonën tek ish-Fermentimi të privohen nga ndërtimi i një shkolle 9-vjeçare.
Pak ditë më parë, për ngritjen e saj dhe të një shkolle tjetër në lagjen “Mark Lula”, Banka Botërore mundësoi një fond prej 1.2 milionë eurosh. Këta banorë janë të ardhur nga zonat e thella të Shkodrës, kryesisht nga Dukagjini. Ata kanë ndërtuar shtëpitë e tyre përgjatë Urës së Bardhajve, ndërsa jetojnë të shkëputur nga pjesa e qytetit.
Shqetësimi kryesor për 600 familjet që jetojnë në zonën e ish-Fermentimit është mungesa e shkollës për fëmijët e tyre. Për të shkuar në shkollën më të afërt në qytet, nxënësit e 9-vjeçares duhet të udhëtojnë rreth 45 minuta në këmbë, pasi mungon dhe shërbimi urban në këtë zonë. Por, sapo Bashkia e Shkodrës, falë gatishmërisë së Bankës Botërore kishte përgatitur të gjithë dokumentacionin përkatës për të bërë të mundur ndërtimin e një shkolle bashkëkohore në këtë zonë, vendimi i qeverisë për shpalljen “Zonë e lirë industriale” ka bërë që drejtuesit e Bashkisë së Shkodrës të gjejnë një truall tjetër, që të jetë në afërsi të këtyre banorëve, brenda vijës së verdhë të qytetit, por që nuk përfshihet në territorin e zonës industriale. Banka Botërore kishte planifikuar një fond prej 1.2 milionë eurosh për ndërtimin e dy shkollave 9-vjeçare në qytetin e Shkodrës, njëra tek ish-ndërmarrja e Fermentimit me 25 klasa, ndërsa tjetra në lagjen “Mark Lula” me 12 klasa, zona këto ku janë të vendosur kryesisht banorë të zonave rurale. r.d