ELBASAN/ Kreu i PS, denoncim për pengmarrjen
ELBASAN – Kreu i PS-së së Elbasanit, Agim Leka dhe kryekomunari i Gjinarit, Gani Hida, kallëzojnë në polici personat që sipas tyre i izoluan për rreth 5 orë, duke mos i lejuar të udhëtonin drejt qytetit.
Sipas tyre, rruga nga duhej të kalonin u bllokua pasditen e së shtunës nga pesë makina të rënda që transportonin dru. Pas denoncimit, policia e Elbasanit ka shoqëruar disa persona, por asnjë prej tyre nuk është ndaluar, pasi të gjithë të akuzuarit kanë pretenduar se makinat i kishin lënë se ishin të prishura. Burime jozyrtare bëjnë të ditur se, drejtuesit e makinave e kanë krijuar incidentin si pasojë e një konflikti me kreun e komunës, Hida. Ky konflikt sipas tyre mund të ketë nisur për shkak të mospajisjes me leje firmat e shfrytëzimit të pyjeve në këtë zonë, e cila konsiderohet si mushkëria e Elbasanit. Pritet që çështja të kalojë në duart e Prokurorisë për zbardhjen e ngjarjes. a.k