BE: “Lehtësimi i vizave nuk funksionon”
Autori i Lajmit: red.
Marrëveshja për lehtësimin e vizave midis BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk po funksionon, bëhet e ditur në raportin e Shërbimit Evropian për Aksion Civil (ESCA) në Bruksel. Sipas raportit të kësaj organizate, ekzistojnë shumë barriera të lehtësimit të vizave, si dhe dallime të mëdha nga përcaktimi deklarativ i BE-së se kontaktet e njerëzve të Ballkanit Perëndimor janë të interesit më të lartë. ESCA propozon liberalizimin e plotë të vizave për qytetarët e Ballkanit Perëndimor, pasi, sipas raportit të saj, nuk ka dallime midis situatës së kaluar dhe të tanishme për çështjen e lëvizjes së lirë dhe liberalizimit të vizave. Marrëveshja për lehtësimin e vizave ndërmjet BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor: Shqipërisë, Maqedonisë, Serbisë, Malit të Zi, Bosnje- Hercegovinës hyri në fuqi më 1 janar 2008. Por raportet e ndryshme të organizatave lokale të këtyre vendeve dhe reagimet e qytetarëve kanë alarmuar për vështirësi rreth aplikimit të liberalizimit të ri të vizave. ESCA ka nënvizuar disa parregullsi si rritjen e harxhimeve nga tarifa e parapagimit prej 35 euro për vizë, kërkesa dhe formularë shtesë si dhe numër i shtuar i intervistave dhe pritje të gjata nëpër ambasadat e vendeve të BE-së.
Drafti
Projektmarrëveshja e hartuar nga Komisioni Evropian për Shqipërinë, përmban dy faza. E para dhe që pritet të realizohet më parë, ka të bëjë me lehtësimin e vizave për kategoritë më të përzgjedhura siç janë vendet e tjera para nesh si Rumania apo Bullgaria, lehtësimi i vizave ka nisur pikërisht nga këto grupe qytetarësh për t u zgjeruar më pas për punonjësit sezonalë dhe në fund fare, për të gjithë qytetarët shqiptarë. Ndërsa në fazën e dytë, e cila në realitet është edhe më e vështira dhe e komplikuara, nga liberalizimi i vizave parashikohet të përfitojnë të gjithë qytetarët shqiptarë.
Çdo të thotë lehtësim?
Që të ketë lehtësim vizash për kategori të veçanta, kjo do të thotë që ato të mund të marrin vizën “Shengen” duke kaluar disa pengesa burokratike, të cilat kanë qenë deri tani, si edhe paraqitjen e një mali me dokumente për të siguruar vizën. Këtu futen paraqitja e detyrueshme e një garancie nga pala që të fton për të kryer një vizitë. Por gjithsesi, edhe faza e parë e këtij lehtësimi pritet që të shoqërohet me njëfarë reagimi nga masa e gjerë e popullatës shqiptare, e cila do të dëshironte edhe ajo që të emigronte lehtësisht në vendet e Bashkimit Evropian. Një eksperiencë të tillë duket se kanë pasur edhe vendet para nesh, tek të cilat është konflikt jo i vogël social lidhur me shtresat të cilat do të kishin të drejten për të hyrë lehtësisht në vendet “Shengen”. Gjithsesi, për ekspertët evropianë përkatës, në Evropën Juglindore, ekzistojnë 22 milionë njerëz, dhe ky nuk është kërcënim i madh për Bashkimin Evropian, sipas tyre. Problemi qëndron në atë se disa vende druajnë nga vala e emigrantëve ilegalë, prandaj ata bllokojnë çdo vendim për të vendosur vendet jashtë BE-së, në listën e bardhë të Shengenit. Ky debat duket se do të vazhdojë gjatë dhe me vite të tëra në vendet e Evropës Juglindore të cilat duan të aderojnë në Bashkimin Evropian. Por në fund të fundit, çdo gjë varet nga ecuria e reformave të secilit nga vendet që aspiron të aderojë në BE.
Ndryshimi
Por fjala “lehtësimi i vizave”, nuk nënkupton patjetër liberalizimin e tyre. Për ekspertët evropianë, këta dy elemente janë të ndryshëm mes njeri-tjetrit. Lehtësim vizash do të thotë të përshpejtohet koha e procesit të dhënies së vizave për aplikuesit. Në këtë mënyrë, studentët dhe kërkuesit shqiptarë do të përfitojnë lehtësime në marrjen e vizave, për të udhëtuar në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian. Por kjo nuk do të thotë se ato janë të liberalizuara për të gjithë dhe ashtu siç mund të mendohet në një rast të tillë.
Ky lajm është publikuar: 12/08/2008