“Midis Kosovës dhe Osetisë nuk ka paralelizëm”
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Kryeministri Sali Berisha, pas kthimit të tij nga vizita në Kinë, ka dalë në një konferencë për shtyp, duke thënë se "njohja e Kosovës nga Kina do të ishte një kontribut shumë i rëndësishëm i këtij vendi të madh për paqen dhe stabilitetin në rajon".
Berisha informoi lidhur me rezultatet e vizitës së tij disaditore në Kinë, ku ai mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave të 29-ta Olimpike "Pekin 2008", si dhe zhvilloi takime me personalitete kineze e botërore. Duke e konsideruar njohjen e Kosovës "një pikë të pandryshuar të axhendës së tij", kreu i Qeverisë tha se këtë çështje e diskutoi me kryeministrin kinez dhe përfaqësues të Partisë Komuniste të Kinës. "Pikëpamja ime është se Kina nuk ka qenë bashkëautore në padrejtësinë e madhe historike që iu bë Shqipërisë dhe shqiptarëve nga fuqitë e mëdha të fillimit të shekullit që shkoi dhe, në këtë kontekts, njohja e Kosovës do të ishte një kontribut shumë i rëndësishëm i këtij vendi të madh në paqen dhe stabilitetin në rajon", - u shpreh ai. Më pas Berisha u është përgjigjur pyetjeve të medias lidhur me vizitën dhe takimet në Kinë.
Nga takimet që patët me personalitetet më të larta të Republikës Popullore të Kinës, a mund të na thoni nëse do të ketë ndonjë ndryshim të kursit të Republikës Popullore të Kinës për sa i takon Kosovës?
“Sigurisht që Kosova ishte një çështje për të cilën unë diskutova me kryeministrin e Kinës, zotin Uen Jiabao, si dhe me ministrin e Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë në Komitetin Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, zotin Uang Jiarui. Pikëpamja ime është se Kina, ky vend mik, nuk ka qenë bashkautor në padrejtësinë e madhe historike që iu bë Shqipërisë dhe shqiptarëve nga fuqitë e mëdha, të fillimit të shekullit që shkoi. Në këtë kontekst, njohja e Kosovës do të ishte një kontribut shumë i rëndësishëm i këtij vendi të madh në paqen dhe stabilitetin në rajon. Mendoj se dihet pikëpamja e palës kineze, të cilët duke respektuar vullnetin e popujve për vetëvendosje mendojnë se dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit duhet të vazhdonte. Unë u shpreha se ky dialog ka vazhduar tre vjet dhe Serbia nuk ka bërë as edhe lëshimin më të vogël. Këtë problem unë e diskutova edhe me Presidentin e Vietnamit, zotin Ngujen Min Triet, në takimin e veçantë që pata me të. Siç dihet, Vietnami është anëtar i përkohshëm i Këshillit të Sigurimit. E diskutova gjithashtu me Kryeministrin e Pakistanit, me Kryeministrin e Angolës, me Presidentin e Xhibutit, me Kryeministrin e Guinesë, me Kryeministrin e Burundit, me Kryeministrin e Ruandës, me Presidentin e Madagaskarit e shumë personalitete të tjera. Natyrisht paraqitja e këtij problemi ishte një pikë e pandryshuar në axhendën time.
Zoti kryeministër, gjatë vizitës suaj në Kinë, ju keni patur një takim me Presidentin e SHBA-ve, Xhorxh Bush. Arritët të kuptoni nga ky takim, nëse Shqipëria është duke bërë hapa përpara apo prapa?
Në fakt, ky takim ka qenë një nga takimet më të përzemërta që unë kam pasur me mikun e madh të shqiptarëve, Presidentin amerikan Bush. Bushi më paraqiti tek kryetarë të tjerë shtetesh, që vinin aty, për t u përshëndetur me Presidentin amerikan, ndër të cilët Presidenti i Brazilit, Lula. Tek presidenti Bush u ndodhëm së bashku me Presidentin serb, Tadiç. Presidenti rumun Basesku erdhi së bashku me Presidentin Tadiç, për të paraqitur Presidentin Tadiç aty. Por unë, edhe më parë bisedova me Presidentin serb Tadiç dhe i shpreha gatishmërinë e Shqipërisë për zhvillimin e marrëdhënieve me Serbinë. E urova zotin Tadiç për fitoren në zgjedhje, që ishte një gjë shumë pozitive, megjithëse kisha pasur rastin t ia përcjell urimet edhe kryeministrit Cvetkoviç kur ndodhesha në Salzburg.
Në takimin që ju patët me zotin Tadiç u vu re mirësjellje dhe dashamirësi mes jush. A keni ndonjë koment për sa i përket takimit që keni pasur ?
Presidenti Tadiç është një kryetar shteti i zgjedhur në mënyrë demokratike me orientim të qartë proevropian dhe me një respekt të padiskutueshëm ndërkombëtar. Kam përshëndetur fitoren e partisë së tij, si një zhvillim shumë pozitiv për Serbinë. Dua t u bëj me dije, se edhe më parë, kryeministrit Koshtunica dhe tani kryeministrit Cvetkovic dhe presidentit Tadiç u deklaroj se marrëdhëniet tona duhet të zhvillohen drejt së ardhmes së përbashkët evropiane që kemi. Pavarësia e Kosovës është interesi më i mirë i rajonit. Në vlerësimin tim është interesi më i mirë edhe i Serbisë, sepse i jep mundësi të shkëputet nga e shkuara e saj. Në çdo rrethanë, çështja e Kosovës nuk ka qenë një problem midis Shqipërisë dhe Serbisë dhe nuk kam pranuar kurrë që kjo çështje të jetë një problem midis këtyre dy vendeve, sepse nuk ka qenë i tillë. Ky është problem i komunitetit ndërkombëtar, i qytetarëve dhe udhëheqjes politike të Kosovës dhe natyrisht dhe Serbia ka qenë pjesë, nuk mund të mohohet.
Ka rënë në sy gjesti që ju bëtë në momentin e përshëndetjes me skuadrën tonë olimpike, ishte një gjest shumë interesant në një vend të njohur për qëndrimet e tij komuniste. Keni ndonjë koment për këtë?
Për sa i përket shenjës së përshëndetjes me sportistët shqiptarë, janë bërë komente nga më të ndryshmet. Shenja e dy gishtave e ngritur lart është simboli i fitores, pasi unë nuk mund të mos u uroja fitoren sportistëve tanë, në këtë eveniment kaq të rëndësishëm. Kam dëgjuar dhe komente të tilla, si p.sh se kjo shenjë u bë për zgjedhjet elektorale. Nuk them se viti nuk është elektoral, por nuk kishte asnjë lidhje me zgjedhjet, pikërisht në Pekin.
A ka qeveria shqiptare një koment të qartë për konfliktin në Gjeorgji, pasi në deklaratën e Ministrisë së Jashtme u bëhet thirrje të gjitha palëve për armëpushim, ndërkohë që sot vendet perëndimore aleate të SHBA-ve, i kanë bërë thirrje Rusisë të ndalë luftimet në Gjeorgji, duke dënuar sulmin e tyre.
Qeveria shqiptare shpreh mbështetjen e plotë totale për integritetin dhe sovranitetin e Gjeorgjisë. Ajo që po ndodh është një ngjarje jashtëzakonisht e rëndë. Kjo është qartësisht një përpjekje drejt krijimit të Bashkimit Sovjetik. Është një shfaqje e ekspansionizmit rus ndaj një vendi të vogël. Rusia ka dyndur forcat e saj ushtarake ndaj një vendi të lirë, ndaj një vendi demokratik dhe unë natyrisht uroj që ky konflikt të zgjidhet sa më parë, por i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar për një reagim të fuqishëm, për të ndalur këto sulme ndaj një vendi të lirë, për të garantuar sovranitetin dhe integritetin e këtij vendi demokratik. Nuk mund të përdoren minoritetet për ndërhyrje ushtarake, sepse kudo ka pakica dhe, nëse përdoren pakicat, nëse përdoret forca ushtarake, atëherë rendi ndërkombëtar është në rrezik të madh. Ky është komenti i qeverisë shqiptare.
A shikoni paralelizëm mes Kosovës dhe Gjeorgjisë?
Kategorikisht nuk ka asnjë paralelizëm. Është thjesht tendenca për krijimin e Bashkimit Sovjetik.
Ky lajm është publikuar: 12/08/2008