BE: Liberalizimi i vizave dhe statusi kandidat, në nëntor të 2010-ës

Frattini: Heqja e vizave, proces i pakthyeshëm Ministrat e Jashtëm të Bashkimit
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian deklaruan dje në Strasburg, gjatë një takimi të zhvilluar atje se liberalizimi i vizave dhe statusi kandidat për Shqipërinë do jepen brenda muajit nëntor të këtij viti. Në të njëjtën linjë është shprehur sot Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fule dhe Sekretari i Shtetit Spanjoll, Diego Lopez Garrido, duke garantuar kështu finalizimin me sukses të dy prej objektivave më të mëdha të Shqipërisë në rrugën drejt integrimit evropian. Fule tha se në muajin nëntor të këtij vitit Këshilli i Ministrave të BE-së do të paraqes opinioni në lidhje me marrjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. Në deklaratën e dhënë gjatë takimit me ministrin e jashtëm të Malit të Zi, Milan Rocen, Komisioneri Fule është shprehur se mendimin i Këshillit do të jepet në të njëjtën kohë me Malin e zi.
“Komisioni Evropian ka qëllimin që t’i paraqesë në nëntor Këshillit të Ministrave dhe vendeve anëtare opinionin lidhur me aplikimin për statusin e kandidatit për Malin e Zi edhe për Shqipërinë njëkohësisht”, u shpreh Fule.
Nga ana tjetër, Mali i Zi, shpreson të kompensojë prapambetjen që ka krahasuar Shqipërinë lidhur me integrimin në NATO. Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Milan Rocen tha se “ne jemi një hap mbrapa krahasuar me Shqipërinë për integrimin në NATO dhe shpresojmë se do ta kompensojmë këtë me integrimin europian”.
Presidenca spanjolle, belge dhe hungareze kanë patur një program të përbashkët për procesin e zgjerimit dhe se politika e ndjekur nga presidenca spanjolle do të vijohet edhe nga dy të tjerat.
Në lidhje me procesin e integrimit ka folur dhe Sekretari i Shtetit Spanjoll, Diego Lopez Garrido. Në cilësinë e përfaqësuesit të vendit që ka presidencën e BE, Garrido ka theksuar se përkushtim i vendeve të BE për zgjerimin do të vijoj dhe me vendet e tjera që do të marrin presidencën.
“Përkushtimi për zgjerimin e BE-së me Ballkanin është një filozofi dhe angazhim jo vetëm të presidencës spanjolle, por edhe të dy presidencave të tjera belge dhe hungareze, pasi kemi punuar si trio dhe jemi të sigurt, së një angazhim i tillë do të ndiqet nga presidencat e ardhshme si belge. Ne jemi në favor të zgjerimit të BE-së pas përmbushjes së kritereve të vendosura”- deklaroi Garrido.
Dje, shefat e diplomacisë evropiane përmes një deklarate zyrtare konfirmuan mbështetjen e bllokut 27 anëtarësh për aspiratat integruese të Shqipëri. Unioni theksoi se vazhdimi i reformave është një domosdoshmëri e veçantë për të ardhmen evropiane të vendit.
Ministri i Jashtëm italian, Franko Fratini
Heqja e vizave, proces i pakthyeshëm
Ministri i Jashtëm i Italisë, Franco Frattini deklaron se heqja e vizave për Shqipërinë është e pakthyeshme. Gjatë takimit me ministrin e Jashtëm, Meta, Frattini pohoi se Shqipëria është gati të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian. Duke iu referuar situatës politike, ai apeloi për progres politik në respekt të Kushtetutës. Ministri Frattini nënvizoi se të gjithë duhet të punojnë për reformat.
...