BE: Mirëpresim Topin, kaloni bllokimin
QEMAL BIRAKUBashkimi Evropian vlerëson nismën e Presidentit Topi për të ulur në një tryezë kryeministrin Berisha dhe kreun e opo-zitës, Edi Rama. Në një deklaratë për shtyp, Presidenca e BE-së mirëpret në të njëjtën kohë edhe qëndrimet e dy liderëve për nisjen e bisedimeve. “Bashkimi Evropian mirëpret nismën e Presidenti Topi për të mbajtur një takim me Kryeministrin Berisha dhe kreun e Partisë Socialiste, z. Rama, dhe mirëpret përgjigjet pozitive nga të dy liderët për të marrë pjesë në takim dhe të marrin në konsideratë së bashku mënyrat për të ecur përpara sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në njoftimin shtyp. Duke rikonfirmuar perspektivën evropiane të Shqipërisë, Brukseli zyrtar inkurajon Qeverinë të ndërmarrë hapa të mëtejshëm në këtë drejtim. “Bashkimi Evropian rikonfirmon perspektivën evropiane për Shqipërinë dhe inkurajon veprime për të siguruar se Shqipëria mund të marrë hapa të mëtejshëm në këtë proces. Në këtë kontekst, bllokimi i tanishëm politik duhet të tejkalohet nga udhëheqja politike shqiptare, duke marrë parasysh të gjitha pasojat e vazhdimit të këtij bllokimi për interesin e tyre kombëtar”, theksohet më tej në deklaratën e Presidencës së BE-së.LohanNë të njëjtën ditë, kryetari i Delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë, Ambasadori Helmuth Lohan, tha nga Vlorë se KE po ndjek nga afër situatën politike në vend. Ai konfirmoi mbështetjen për nismën e Presidentit, Bamir Topi, për tryezën politike të 13 shkurtit. “Komisioni Evropian, që, përmes komisionerit Stefan Fyler, po ndjek situatën në Shqipëri, e mirëpret nismën e Presidentit të Republikës, Bamir Topi, për tryezën e rrumbullakët, ku po shikon përpjekjet e të dy palëve për të marrë në konsideratë gjetjen e një zgjidhjeje për të dalë nga situata”, theksoi Lohan, që ishte i pranishëm në një simpozium të zhvilluar sot në mjediset e Universitetit “Ismail Qemali”, të Vlorës, me temë “Evropa mes meje dhe teje”. Ai theksoi se janë udhëheqësit politikë në Shqipëri, që duhet të gjejnë një zgjidhje teksa shtoi se, “do ta bëjnë padyshim, në funksion të së ardhmes së Shqipërisë dhe integrimit të saj evropian”. Për Ambasadorin Lohan, integrimi i Shqipërisë në BE, varet nga përpjekjet që do të bëhen në këtë drejtim. Në fjalën e tij, kreu i KE-së nënvizoi se, Shqipëria ka aplikuar për t’u anëtarësuar në BE dhe shtetet anëtare të saj, do të vendosin nëse do të jepet statusi i vendit kandidat dhe për çeljen e negociatave për anëtarësim. Për këtë qëllim, ai evidentoi faktin se po ndiqet në vazhdimësi plotësimi i standardeve, gjë që do të realizohet edhe përmes plotësimit të pyetësorit prej 2280 pyetjesh, që i është dorëzuar Qeverisë shqiptare. Dy ditë më parë Prezenca e OSBE-së, një tjetër zë ndërkombëtar në vendin tonë, vlerësoi përmes një deklarate për shtyp iniciativën e kreut të shtetit si dhe qëndrimet politike të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste për pjesëmarrjen në tryezë. “Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mirëpret ngrohtësisht nismën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për të organizuar një tryezë politike të rrumbullakët, ditën e shtunë, si një hap konstruktiv dhe inkurajues drejt zgjidhjes së ngërçit politik aktual. I mirëpresim, gjithashtu, edhe reagimet publike pozitive të drejtuesve të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, lidhur me pjesëmarrjen e tyre të plotë dhe aktive për të shqyrtuar bashkërisht mënyrat në të cilat mund të kapërcehen vështirësitë”, theksoi kreu i Prezencës së OSBE-së në Tiranë.