E Diel, 1 Nëntor 2026

Tafaj rektorëve: Masa urgjente për transparencë në provime

 Ministri i arsimit u ka kërkuar dje rektorëve të marrin masa për të rritur transparencën në provime. Pas arrestimit të 7 pedagogëve kreu i MASH ka zhvilluar një mbledhje urgjente me drejtuesit e shkollave të larta. "Të gjitha Universitetet të marrin masa për të zbatuar metoda që mbështeten në Teknologjinë e Informacionit", tha Tafaj. Ai theksoi se dixhitalizimi krijon mundësi për më shumë transparencë dhe thjeshtëzim më të madh të procedurave të provimeve. Tafaj kërkoi nga Rektorët të marrin mendimet e studentëve për nivelin e zhvillimit të mësimit dhe korrektësinë e vlerësimit në provime, nëpërmjet një formulari anonim. Rektorët nga ana e tyre shprehën gatishmërinë për të vazhduar punën me hapa konkretë në realizimin e këtyre standardeve .Ndërkaq, po dje ka reaguar edhe Këshilli Kombëtar Studentor. Drejtuesit e tij  përgëzuan goditjen e fenomenit të mitmarrjes në sistemin Arsimor shqiptarë.Akuza: Pedagogët s’morën paraTIRANE - Prokuroria e Tiranës tha dje se dy pedagogët e Universitetit të Kamzës, të vendosur në arrest shtëpie, nuk kanë marrë shuma ryshfeti nga studentët. Ata megjithatë janë vënë nën akuzën "shpërdorim detyre", për shkak se kanë kaluar studentë ngelës, pas ndërhyrjeve miqësore të personave të tretë. Një rast i ngjashëm ka qenë ndërhyrja e nënoficerit Fatmir çuni, pas të cilit njëri nga dy pedagogët, Astrit Frakulla dhe Vasil Kashuta, kanë ndihmuar studentët për marrjen e provimit. Shumat e ryshfetit ndërkohë janë marrë nga të akuzuarit si sekserë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›