Lista e rimbursimit, ja 16 ilaçet e reja në skemë
zirina llambroLista e rimbursimit të barnave për vitin 2010,ka marrë tashmë miratimin e qeverisë. Asaj i janë shtuar 16 alternativa të reja ilaçesh. Pesë prej tyre mbulojnë diagnoza të parimbursueshme më pare (glaukome, infeksione gjenitale, hollim gjaku. Ndërsa te tjerat janë në forme doza plotësuese. Pra,nëse një pacienti i duhej të merrte dy tableta nga 250 ml tani i merr ne një tabletë të vetme. Gjithashtu skema e re e rimbursimit përmban gjithë gamën e ilaçeve për pensionistët,të cilët janë përfituesit kryesorë të saj në masën 100%. Veç tyre në skemë janë të janë kryesisht të sëmurë kronikë, me diabet, tension, veshka, prostatë, probleme kardiovaskulare,të sëmurë që vuajnë nga sëmundjet neurologjike apo persona të cilët duhet të trajtohen për sëmundje specifike me rimbursim. Lista aktuale e rimbursimit ka 393 barna. Pas zgjidhjes së ngërçit me Ministrinë e Financave buxheti shtesë për të garantuar financimin e listës me rimbursim të këtij viti është siguruar nga shkurtimi i zërit të dietave dhe shpërblimeve të punonjësve të administratës së Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor. Pak kohë më parë distributorët që hedhin në treg ilaçe të rimbursueshme kërcënuan se do zbraznin tregun,për shkak se lista e këtyre medikamenteve nuk ishte miratuar ende dhe se rritja e kursit të euros kundrejt lekut po i nxirrte bizneset e tyre me humbje. Nga sa bën me dije Ministria e Shëndetësisë, nga lista aktuale e barnave janë hequr 4 ilaçe, të cilat janë zëvendësuar me alternativa të tjera. Komisioni i hartimit dhe miratimit të listës së barnave e kishte përfunduar që në dhjetor misionin e tij. Duke u përpjekur të ruanin balancat, specialistët e fushës u munduan që skema të ishte pak a shumë e ngjashme me atë të vitit të shkuar. Kështu Pacientët do të kenë të paktën barnat më të rëndësishme, pasi në kushtet e krizës nuk bëhej fjalë për zgjerim të skemës.ilaçet e reja ne skemen e rimbursimit1. Multienzimes (Lipase +Amilase+Protease) 25000 U caps2. Methoxy polyethylene glycol-epoetin beta 30mcg/03 ml amp3. Methoxy polyethylene glycol-epoetin beta 120mcg/03 amp4 Methoxy polyethylene glycol-epoetin beta 150mcg/03ml amp5. Methoxy polyethylene glycol-epoetin beta200mcg/03 amp6. Dexamethason sodium phosphate 4mg/ml-1ml amp7. Mycophenolat mofetil 500 mg tabl 8. Budesonide+formoterol 320mcg/9mcg inh fl9. Budesonide 200 mcg 60 doza fl10. Budesonide 400 mcg 60 doza fl11. Warfarine 1mg fl (Antikoagulant i ri dhe shume i nevojshem ne crregullimet tromboembolike)12. Fenticonazole 600 mg ovul (Aletrnative e re antimykotike)13. Metronidazole+Noemycin+Nystatine (500mg+65000UI+100000 UI) ovul (Kombinim shume i mire dhe i efektshem ne infeksionet gjinekologjike) 14. Cefixime 100mg/5ml-100 fl15 Travaprost+timolol 40mg+5mg/1ml-2.5ml fl (Kombinim shume i efektshem i dy barnave qe perdoren ne glaukome (tensioni i syrit)16. Dydrogesterone 10 mg tabl (Një aletrnaytive e barnave hormonale pa efekte sekondare)