E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE: Negociatat pas formimit të qeverisë së re serbe

Maja Kocijanciç

Maja Kociançiç, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, ka shprehur pritjet që negociatat e Beogradit dhe Prishtinës do të vazhdojnë menjëherë pas formimit të qeverisë së re të Serbisë.

“Është ambicie që menjëherë pas zgjedhjeve të vazhdojnë negociatat për çështjet të cilat janë në rend dite”, ka thënë Kociançiç në Bruksel në bisedë me gazetarët nga Serbia.

Ajo ka rikujtuar se temat e para do të jenë telekomunikacioni dhe energjetika, zgjidhjen e të cilave Komisioni Evropian i ka shtruar si kusht për përcaktimin e datës së fillimit të negociatave ndërmjet Serbisë dhe BE-së.

“Puna në nivelin teknik ndërkohë po vazhdon. Ne ndjekim me kujdes zbatimin e marrëveshjeve të arritura gjer më tani”, ka thënë Maja Kociançiç. / Kosova.com

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›