PD dhe PS, konsensus në Komisionin e Ligjeve, krijohet kolegji administrativ

Komisioni i Ligjeve
Dy partitë më të mëdha, PD dhe Ps, kanë gjetur sot konsensusin në Komisionin e Ligjeve, ku u shqyrtua projektligji për Për gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative dhe organizimin e drejtësisë administrative.
Gjatë mbledhjes së sotme janë miratuar dy popozime të PS-së, njëri për krijimin e një kolegji administrativ pranë Gjykatës së Lartë, i cili do të shqyrtojë konfliktet e biznesit dhe tjetri që trupat gjyqësore pranë gjykatave të shkallës së parë, që do trajtojnë çështje të zakonshme, të kenë në përbërje vetëm një anëtar.
Përsa i përket propozimit të parë të përfaqësuesve të PS-së, Komisioni i Ligjeve ka vendosur që kolegji administrativ të jetë i përbërë nga 5 anëtarë. / G.N.