Nënkryetari i LSI, Edmond Haxhinasto: Fitorja në 8 maj do jetë shumë e thellë

Numri 2 i qeverisë shpreh besim të plotë se “Aleanca për Qytetarin” do triumfojë bindshëm në zgjedhjet lokale, pasi ky koalicion di të çojë Shqipërinë dhe shqiptarët drejt sukseseve
Zv/kryeministri dhe njëkohësisht nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Haxhinasto ka prezantuar kandidatin e Koalicionit “Aleanca për Qytetarin” në komunën e Trebinjës në Pogradec, z. Femi Jasharllari. Duke marr fjalën mes entuziazmit z. Haxhinasto ka shprehur optimizmin e tij dhe të koalicionit ku LSI-ja bënë pjesë në një fitore të madhe në zgjedhjet e 8 majit. Sipas z. Haxhinasto kandidati i “Aleancës për Qytetarin” do të fitoj sepse ai mbështete nga koalicioni që i dha dritë dhe i hapi rrugët Shqipërisë. Është ky koalicion u shpreh z. Haxhinasto që e vendosi Shqipërinë në një vend të rëndësishëm dhe partnere për vendet e rajonit, europës dhe botës. Duke folur për arritjet e këtij koalicioni qeverisës, z. Haxhinasto u shpreh se, “arritjet më të mëdhaja që ka bërë ky koalicion që në vitin e parë ka qenë sfida kryesore e heqja e vizave për të gjithë shqiptarët dhe ky është një realitet, u plotësuan me mijëra kushte, u plotësuan me qindra standarde sepse nuk ishte dhuratë heqja e vizave përkundrazi ka qenë nj sfidë shumë e vështirë”. Sipas Haxhinastos, ky është dhe thelbi i “Aleancës për Qytetarin”. “Ne jemi sot në një fushatë të papërmbajtur dhe fitorja do jetë shumë e thellë jo vetëm në Trebinjë, por në shumë qytete të tjera kryesore të vendit sepse qytetarët kërkojnë zgjidhje, qytetarët kërkojnë që të jenë ata të parët dhe jo që komunat dhe bashkitë të merren peng nga politika për luftë politike”- deklaroi numri 2 i qeverisë, Edmond Haxhinasto.
...