E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha te njësia nr 8: Do të vlerësojmë pronën, do t’i jepet fund praktikave të padrejtësisë

19-04-2011 / Gazeta 55

Kandidati për kryebashkiak në Tiranë, takon banorët e Njësisë Bashkiake Nr.8

Rikthimi në lagjen e tij, në rrugicat ku është rritur, për herë të dytë si kandidat për kryetar të Bashkisë Tiranë është përjetuar me një emocion të veçantë nga Lulzim Basha.  Këtë emocion ai nuk ka arritur ta fshehë në takimin me banorët e Njësisë Nr.8, ku ka prezantuar projektin e tij për Tiranën, si dhe ka prezantuar kandidatin për kryetar të kësaj njësie, Arben Tafaj. 
Basha ka garantuar se projekti i tij parashikon zhvillimin e Tiranës duke nisur nga lagjet e saj, ndërsa ka garantuar pronarët se do t’u jepet e drejta të zhvillojnë pronën e tyre . Basha garantoi se do t’i jepet fund praktikës së mosvlerësimit real të pronës në Kryeqytet.
“Prona do të vlerësohet në mënyrë të drejtë. Nuk do të ketë më praktika që dikush të përfitojë, dhe dikush tjetër të shohë pronën që t’i bëhet baltë e pluhur”, u shpreh kandidati për kryebashkiak.
Një nga problemet më të mëdha në Tiranë është edhe furnizimi me ujë, dhe kanalizimet e ujërave të zeza. Ndryshe nga Kryebashkiaku aktual i cili prej dy vitesh refuzon të marrë përgjegjësinë e  administrimit të ujësjellës-kanalizimeve, Basha garantoi se akti i tij i parë në krye të Bashkisë Tiranë do të jetë marrja në administrim e ujësjellës-kanalizimeve.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›