Numërohen 19 kuti, Basha është para me 21 vota
19/05/2011 Vazhdon numërimi i votave në KQZ
Rivlerësimi i votave, të hedhura gabimisht në kutitë për këshillat bashkiakë, apo kryetarët e njësive bashkiake, ka vijuar dje deri rreth orës 24 të mbrëmjes në KQZ, e cila në bazë të ligjit këtë herë ka marrë rolin e KZAZ së Tiranës. Pas numërimit të 23 kutive, janë konstatuar gjithsej 61 fletë votimi të hedhura gabimisht, por të certifikuara nga KQZ dhe ka rezultuar se Lulzim Basha, kandidati i “Aleanca për Qytetarin” ka gjithsej 46 vota, ndërsa Edi Rama ka 15 vota. Duke i shtuar dhe diferencën prej dhjetë votash, e cila ka sjellë gjithë debatin politik nga ana e PS dhe vetë Ramës, ky numër shkon në një diferencë prej 21 votash për kandidatin e “Aleancës për Qytetarin”. Numërimi ka vijuar për rreth 6 orë, dhe të gjitha fletët e votimit janë paraqitur para kamerave, që ishin vendosur me shumicë dje në selinë e KQZ, për shkak edhe të gjithë asaj që ka ndodhur dje në këtë institucion, ku deputetë të mbështetur dhe nga militant partish, kanë sulmuar dyert e këtij institucioni. Gjithsesi, procesi ende vazhdon, dhe KQZ ka vendosur që puna të rifillojë sot në orën 10 në ambientet e KQZ. Gjithsesi, duke u nisur nga numri i kutive dhe nga ritmi i punës, besohet se sot mund të ketë një rezultat për Tiranën. Nga ana e saj KQZ, pas skenave të paradites ka vijuar punën e qetë përgjatë orëve të mbrëmjes, pasi qytetarët e mbledhur atje u shpërndanë qetësisht. Sot, KQZ do rimblidhet sërish, ndërsa dje ra në sy mungesa e anëtarëve socialist në proçes.