E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE: Pas 15 qershorit, Ryker është i papunë

Nё takimin e parë ndërparlamentar mes Parlamentit Evropian dhe Kuvendit të Kosovës, raportuesi për Kosovën, Joost Langedijk, tërhoqi vërejtjen për problemet me tё cilat mund tё ballafaqohet vendi pas 15 qershorit dhe shprehu brengosjen nё lidhje me konfuzionin qё mund tё ndodhë pas kalimit tё fazës tranzitore. Takimi u mbajt me flamurin e Kosovёs, dhe anёtarёt e delegacionit u paraqitёn pa prapashtesёn UNMIK. "Ajo qё unë mendoj se ёshtë shumё mё e rёndёsishme, ёshtё transferimi i kompetencave nga UNMIK-u te qeveria e Kosovës, qё gjithashtu duhet tё ndodhё me 16 qershor. Dikush duhet t‘i tregojё z. Rykerit, se ai nuk ёshtё më "in charge"(i punësuar) nё Kosovë. A do t‘ia thotё kёtё gjё atij Ban Ki Moon, apo Solana ? Sepse nёse askush nuk i tregon Rueckerit, ai do vazhdojё tё jetё nё krye tё Kosovёs, e Kushtetuta e cila do jetё nё fuqi nuk e parasheh kёtё gjё", ka thënë z. Joost Langedijk deputet nga Holanda. Situata e krijuar pёr shkak tё mosrespektimit tё afateve nga ana e BE-sё zuri vendin kryesor tё debatit. Kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi, kërkoi nga Brukseli, por edhe OKB-ja qё misioni ndёrkombёtar tё çohet sipas propozimit tё Ahtisarit dhe qё Kushtetuta e Kosovës tё hyjë nё fuqi nё afatin e vet. "Ne kemi besuar nё punёn dhe angazhimin e UNMIK-ut gjatë viteve tё kaluara. Mendoj qё UNMIK-u e ka harxhuar mundёsinё pёr t‘i dhёnё perspektivë Kosovës dhe tё ardhmes sё saj. EULEXI-n e shohim si mekanizëm tё fuqishëm tё BE-sё, qё nё bazё tё përgjegjësive pёr tё ndihmuar, këshilluar, monitoruar, tё kryejë kёtё pёrgjegjёsi. Qytetarët e Kosovës e presin dhe nё respekt pёr EULEX-in", ka thënë kryeparlamentari Jakup Krasniqi. Edhe pёrfaqёsuesi i qeverisë sё Kosovës shprehu brengosjen nё lidhje me ngecjet me EULEX-in. Tё gjithë nga eurodeputetёt ishin tё pajtimit se EULEX-i duhet tё jetё operacional nё një afat sa mё tё shkurtër tё mundur. Ata edhe tёrhoqёn vërejtjen se institucionet e vendit, pas 15 qershorit, nuk do të kenë mё arsyetime për dështimet e mundshme. "Qeveria e Kosovës do të jetë drejtpërdrejt përgjegjëse. Nuk do të ketë më falje. Secili skandal i ndërlidhur me korrupsionin në qeveri, realisht do ta dëmtojë besimin e popullit ndaj saj. Kjo qeveri do ta testojë vetveten në qeverisjen e mirë dhe kjo është ajo që ne dëshirojmë ta shohim", ka thënë Jelko Kacin, eurodeputet nga Sllovenia. Ndonёse Parlamenti ka organizuar katёr takime tё tilla nё tё kaluarёn, megjithatë ky u quajt takimi i parë ndërparlamentar me Kosovën, pasi qё ёshtё i pari pas shpalljes sё pavarёsisё. Takimi u mbajt me flamurin e Kosovёs, ndёrsa anёtarёt e delegacionit u paraqitёn pa prapashtesёn UNMIK. Ndërkohë që njё deputete greke e kundërshtoi kёtё paraqitje, kryesuesja e Komisionit tё Evropës Juglindore, Doris Pak, e rikujtoi atё se Parlamenti Evropian qё nё vitin e kaluar e ka miratuar Rezolutёn, e cila mbёshtet pakon e Martti Ahtisaarit. "Dy tё tretat e Parlamentit e kanё votuar Rezolutёn, e cila mbёshtet pakon e Marti Ahtisarit. Çdokush ka tё drejtё tё ketё qëndrim, mirëpo ne nё Parlament u përmbahemi vendimeve tё marra, andaj edhe ky takim do mbahet nёn flamurin e Kosovës", ka thënë eurodeputetja Doris Pak. Njё deputete italiane tentoi qё tё diskutojё pёr akuzat e ish-kryeprokurores sё Hagёs, Carla Del Ponte, rreth tregtisë sё organeve njerёzore, Pack si kryesuese e takimit nuk lejoi qё tё trajtohet kjo temё, duke thёnё se bёhet fjalё pёr pohime private tё një personi privat.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›